Partia Mundësia
Partia Mundësia Partia Mundësia | |
|---|---|
![]() | |
| Shkurtesa | PM |
| Udhëheqësi | Agron Shehaj |
| Themelues | Agron Shehaj |
| Themeluar | 1 qershor 2024 |
| Ndarë nga | Partia Demokratike e Shqipërisë |
| Ideologjia | Liberalizëm ekonomik Konservatorizëm Antikorrupsion Pro-europianizëm |
| Krahu politik | E djathtë-qendrore |
| Ngjyrat | Blu Portokalli |
| Kuvendi i Shqipërisë | 2 / 140
|
| Bashkitë e Shqipërisë | 0 / 61 |
| Faqja zyrtare | |
| mundesia | |
Partia Mundësia është një parti politike e qëndrës së djathtë në Shqipëri, e themeluar në Qershor 2024 dhe udhëhequr nga sipërmarrësi dhe politikani Agron Shehaj.[1]
Në zgjedhjet parlamentare në 11 Maj 2025, Partia Mundësia siguroi 2 mandate deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, njëri mandat nga Agron Shehaj dhe tjetri mandat nga Erald Kapri.[2]
Historia
Agron Shehaj, deputet dhe ish-anëtar i Partisë Demokratike, u largua nga kjo parti dhe më 1 qershor 2024 njoftoi themelimin e një subjekti të ri politik në Shqipëri, të quajtur Partia Mundësia.[3]
Prezantimi zyrtar i Partisë Mundësia u mbajt në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, ku Shehaj shpjegoi synimin për të sjellë një frymë të re shprese për shqiptarët dhe për ta pozicionuar partinë si një forcë politike me stil evropian, aktive në terren.[4]
Në fjalën e tij, Shehaj theksoi angazhimin e Partisë Mundësia për një fillim të ri për të gjithë qytetarët dhe vuri në dukje se kjo lëvizje përfaqëson një ndryshim rrënjësor në skenën politike të Shqipërisë, duke ofruar një alternativë të qartë ndaj modeleve tradicionale të tre dekadave të fundit.[5]
Ideologjia dhe Platforma
Pozicionimi politik i Partisë Mundësia është i djathtë-qendror, me tendenca konservatore dhe liberalizëm ekonomik. Politikisht, partia ka ngjashmëri me Partinë Demokratike, por me orientim më të fortë drejt neo-liberalizmit.[6]
Politikat ekonomike
Partia propozon zëvendësimin e sistemit aktual të tatimit progresiv mbi të ardhurat me një tatim të sheshtë prej 8%. Objektivi është reduktimi i kostove administrative me 1 miliard euro në vit, përmes zvogëlimit të burokracisë, kontrollit rigoroz të shpenzimeve dhe eliminimit të favorizimeve në punësim. Me këtë kursim, synohet rritja e investimeve në shëndetësi dhe arsim me 500 milion euro.
Partia kërkon heqjen e kontrollit shtetëror mbi ndërmarrjet e reja gjatë tre viteve të para të aktivitetit, shkatërrimin e monopoleve dhe automatizimin e doganave me ndihmën e inteligjencës artificiale. Gjithashtu, propozon anulimin e koncesioneve abuzive dhe partneriteteve publike-private. Plani parashikon ngrirjen e politikave fiskale për 10 vjet dhe adoptimin e euros si monedhë kombëtare.
Një reformë tjetër e propozuar është përdorimi i inteligjencës artificiale për lehtësimin e procedurave të marrjes së lejeve të ndërtimit.[7]
Referime
- ↑ "Agron Shehaj themelon Partinë Mundësia: Për një Shqipëri pa korrupsion". sot.com.al. Marrë më 2024-06-12.
- ↑ Meta, Armando (2025-05-17). "Partia Mundësia merr 2 mandate, Shehaj: Jemi opozita e shekullit 21, e një opozite që sheh nga e ardhmja". RTSH. Marrë më 2026-02-20.
- ↑ Doda, Jugers (2024-06-06). "Shehaj krijon Partinë Mundësia: Sipas sondazheve, kemi premisa të mira". Lajme Durrës. Marrë më 2024-06-12.
- ↑ "Agron Shehaj themelon forcën më të re politike në vend, prezanton partinë 'Mundësia': Për një Shqipëri pa korrupsion". Shqiptarja. Marrë më 2024-06-12.
- ↑ "Mundësia, Agron Shehaj prezanton partinë e re: Të hapim ekonominë, të shembim monopolet". Argjiroja. 2024-06-01. Marrë më 2024-06-12.
- ↑ "Mundësia, lëvizja e personalizuar e Agron Shehajt për forcë të re të qendrës së djathtë".
- ↑ "Programi i Partisë Mundësia" (PDF).
.svg.png)