Partizani Channel
| Shteti | Shqipëri |
|---|---|
| Selitë | Tiranë, Shqipëri |
| Programimi | |
| Gjuha/ët | Shqip |
| Përmasa e figurës | 16:9 |
| Pronësia | |
| Pronari | FK Partizani |
| Prindi | FK Partizani |
| Historia | |
| Nisur | Nëntor 2022 |
| Lidhjet | |
| Faqja zyrtare | Partizani Channel |
Partizani Channel është një kanal televiziv sportiv i dedikuar klubit të futbollit FK Partizani. Ky kanal u themelua në nëntor 2022 si një nismë e presidentit të klubit, Gazment Demi. Partizani Channel është kanali i parë televiziv në Shqipëri i dedikuar ekskluzivisht një klubi futbolli.[1]
Kanali transmeton përmes platformës DigitAlb, Klani im, dhe përmes aplikacionit të vet në internet dhe mobil. Ai mbulon një gamë të gjerë aktivitetesh të klubit. Programacioni përfshin ndeshje aktuale dhe historike, intervista me protagonistë të sotëm dhe figura legjendare të klubit, si dhe përmbajtje të dedikuar ekipeve të moshave dhe ekipit të femrave. Qëllimi i kanalit është të mbajë të informuar tifozët e klubit 24 orë në ditë për gjithçka që lidhet me FK Partizanin.[2]
Referime
- ↑ "Rasti i parë dhe historik për futbollin shqiptar, klubi i kuq hap kanalin e tij". Gazeta Tema. 22 nëntor 2022. Marrë më 17 shtator 2025.
- ↑ "Historike: Tibo sjell Partizani Channel në platformën e saj". Tibo News. Tibo.tv. 22 nëntor 2022. Marrë më 17 shtator 2025.