Partizani i vogël Velo
| Partizani i vogël Velo Arkivi i filmit | |
|---|---|
![]() | |
| Titulli shqip | Partizani i vogël Velo |
| Vendi i prodhimit | Shqipëri |
| Viti i prodhimit | 1980 |
| Koha (Zëri) - (PAL/DVD) | 57:35 |
| Zhanri | Drame |
| Gjuha origjinale | Shqip |
| Ekipi realizues | |
| Regjia | Xhanfise Keko |
| Skenari | Anastas Kondo Natasha Lako |
| Muzika e filmit | Kujtim Laro |
| Kameramani | Faruk Basha |
| Drejtori artistik | Veniamin Lazri |
| Prodhuesi i filmit: | Shqipëria e Re |
| Aktorë kryesorë | |
| Eduard Çala Petro Papakosta Pandi Raidhi Kadri Roshi | |
| Aktorët tjerë | |
| Fitnete Tiço | |
"Partizani i vogël Velo" është një film shqiptar i prodhuar në Shqipëri në vitin 1980.
Regjia: Xhanfise Keko, Skenari: Anastas Kondo, Natasha Lako, Producent: Shqipëria e Re , Muzika: Kujtim Laro.
Aktorët në role
- Petro Papakosta........ Velo
- Kadri Roshi........ xhaj Braho
- Pandi Raidhi........ komandant Bani
- Stavri Shkurti........ Sinani, babai i Velos
- Fitnete Tiço........ Validea, nëna e Velos
- Eduard Çala........ komisar Azemi
- Merita Çala........
- Orinda Basha........
- Artan Imami........ Petro, partizani
- Ilir Çelia........ Meçe, bariu
Përmbajtja
I vogli Velo mezi pret të rritet dhe të bëhet partizan i vërtetë. Kjo dëshirë e tij forcohet edhe më shumë pas vrasjes së të atit nga armiqtë dhe ai insiston që ta zëvëndësojë atë me çdo kusht. Disa herë ai nuk pranohet në rradhet e partizanëve për shkak të moshës së tij të vogël dhe të “pushkës që është më e gjatë se ai”. Por Velo nuk jepet. Më në fund ai arrin të pranohet në rradhët e partizanëve.
