Pashk Përvathi
Pashk Përvathi ka lindur në Manati të Lezhës, me 27 Shkurt te vitit 1958.
Që në fëmijëri ushqen pasion për pikturën. Në moshën 21-vjeçare paraqitet për herë të parë në Ekspozitën Kombëtare në vitin 1979 me peizazhin "Vjeshtë në Manati" përkrah piktorëve më të njohur të vendit. Në vitin 1983 çel edhe ekspozitën e tij të parë vetjake. Gjatë viteve 1986-1990 studion ne Akademinë e Arteve në Tiranë (Pikturë Monumentale).
Mbas përfundimit te Akademisë se Arteve, është pjesëmarrës ne shume ekspozita personale dhe ne grup ne qytete te ndryshme te Shqipërisë, kryesisht ne Tirane.
Vepra te tij sot janë prone e koleksionistëve ne Evrope, Amerike dhe Azi. Ne fondin e Galerisë Kombëtare te Arteve ka tre vepra.
Me datën 6/12/2006 Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoron piktorin Pashk Përvathi me Urdhrin "Naim Frashëri i Artë".
Në Tetor të vitit 2010 fiton çmimin "Abdurahim Buza" ne pikture.
Është fitues i çmimit "KULT" duke u shpallur nga Akademia "KULT" si ARTISTI PAMOR I VITIT 2011 për krijimtarinë me të mirë në artet figurative.
Me 17 shkurt 2014 shpallet fitues i edicionit te 6-të të çmimit "Gursel Sulejmani" në Ferizaj, Kosovë.
Me 28 Dhjetor 2016 i akordohet nga Presidenti i Republikës se Shqipërisë, Urdhri "MJESHTËR I MADH".
Është autor i 41 ekspozitave personale në pikturë të hapura brenda dhe jashtë Shqipërisë.
Sot jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij krijuese në qytetin e Lezhës
Ekspozita
Ekspozita personale jashtë Shqipërisë
- Muzeu Municipal, Ceuta (Spanje),
- Qendra Kulturore Ataturk, Stamboll (Turqi),
- Galeria "Molo Vanviteliana" ne Ankona,
- Galeria "Guzini" Rekanati- Ankona,"Oficina della Memoria" Fiuxhi - Rome,
- "Arte-Antikuare" Milano (Itali), Galeria Kombëtare Prishtine (Kosove).
Ekspozita në grup jashtë Shqipërisë
- Basilica di S.Maria di Collemaggio L'Aquila, Itali,
- Pinacoteka dell'Amministrazione Provinciale Bari (itali),
- Panairi i Artit Taormina, (Itali),
- Pallati i Kombeve te Bashkuara ne Gjeneve (Zvicër),
- Panairi i Artit Berlin, (Gjermani), “Lotton Gallery Glas” në Çikago, “Eisenhauer Gallery” në Masaçusets, “Good Art Company” në Teksas dhe ”Smith Klein Gallery” ne Kolorado,
- "Chistopfer Hill" ne Kaliforni (SHBA), Guayang (Kine).
Lidhje të jashtme
- Pashk Përvathi – Faqja zyrtare.