Pedagogjia funksionale

Pedagogjia funksionale është një drejtim pedagogjik që mbështetet në funksionalizëm dhe sidomos në psikologjinë funksionale. Ky drejtim pedagogjik është zhvilluar në gjysmën e parë të shekullit XX dhe lidhet me emrin e mjekut, psikologut dhe pedagogut zviceran Édouard Claparède. Sipas përkufizimit të tij, psikologjia funksionale studion proceset mendore si mjete të organizmit për të arritur qëllimin e dëshiruar. Këto janë instrumentet e jetës së çdo organizmi. Së këndejmi edhe thelbi i arsimit dhe edukimit qëndron në zhvillimin e proceseve mendore dhe aftësimin e tyre për të funksionuar.[1]

Përmbledhje

Édouard Claparède është i rëndësishëm për pedagogjinë, sepse ai është themeluesi i Shkollës sipas masës së fëmijës. Një shkollë miqësore për fëmijët është një shkollë që u përshtatet nxënësve, dhe jo e kundërta, nxënësit t'i përshtaten shkollës. Clapared niset nga kuptimi se fëmijët ndryshojnë për nga aftësitë dhe interesat e tyre dhe se çdo fëmijë duhet trajtuar individualisht. Prandaj kjo shkollë është e rëndësishme për arsimin dhe edukimin e fëmijëve. Ai beson se kjo ide mund të realizohet nëse mësuesi i njeh nxënësit dhe aftësitë e tyre. Roli i mësuesit është vendimtar në drejtimin e sjelljes së nxënësve dhe afrimin e ndihmës.[2]

Pedagogjia funksionale si koncept pedagogjik paraqitet dhe zhvillohet në fillim të shekullit XX, dhe sipas tij thelbi i arsimit dhe edukimit duhet të jetë në zhvillimin e proceseve mendore, në aftësimin e tyre për të funksionuar. Ky drejtim niset nga nevojat e fëmijës dhe sferat e tij të interesit për të arritur një qëllim dhe aktivitet të caktuar të cilin ai dëshiron të zhvillojë tek fëmija. [3]

Shih edhe

Referimet

  1. Édouard Claparède: L’Éducation fonctionnelle (1931). (Réédition Fabert 2003)
  2. Serge Rogowski, La Fonction de l’éducation dans la pensée d’Édouard Claparède, thèse de doctorat, Lyon, université de Lyon II, 1982.
  3. Tomlinson, C.A. (2000) Reconcilable differences: Standards-based teaching and differentiation. Education Leadership