Pema Evropiane e Vitit
_n%C3%AB_Marash%252C_Prizren.jpg)
Pema Evropiane e Vitit është një garë ndërkombëtare vjetore që organizohet përmes konkursit dhe me qëllim të përzgjedhjes së pemës më të mirë në Evropë.[1] Ngjarja organizohet nga Shoqata e Partneritetit Mjedisor (EPA), një organizatë e mbështetur nga Shoqata Evropiane e Pronarëve të Tokës dhe Komisioni Evropian.[1] Konkursi Evropian i Pemës së Vitit ka filluar që prej vitit 2011 duke zgjedhur një pemë nga vendet pjesëmarrëse në konkurs me votim publik. Si ngjarje ajo është frymëzuar nga një konkurs i mëparshëm kombëtar çek. Disa nga vendet pjesmarrëse në konkurs paraprakisht zhvillojnë një garë të ngjashme në nivel vendor përmes të cilit bëhet përzgjedhja e pjesëmarrësit të tyre. Votimi për Pemën Evropiane të Vitit fillon më 1 shkurt të çdo viti dhe zgjat deri në fund të muajit.[2]
Shih edhe
Referime
- 1 2 Eric Simpson (1 janar 2015). "Branching out: Major Oak aims to win 'Eurovision for trees'" (në anglisht). BBC News Online. Marrë më 1 janar 2015.
- ↑ "European Tree of the Year". www.treeoftheyear.org (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 25 janar 2021. Marrë më 7 nëntor 2019.
Linqe të jashtme
- Pema Evropiane e Vitit - Faqe zyrtare Arkivuar 25 janar 2021 tek Wayback Machine
- Shoqata e Partneritetit Mjedisor Arkivuar 6 dhjetor 2019 tek Wayback Machine