Pema e familjes së Muhamedit

Kjo pemë familjare ka të bëjë me të afërmit e profetit islam Muhamed, i njohur si pjesëtar i familjes së Hashimëve dhe fisit Kurejsh, i cili është Adnani. Muhamedi pretendoi prejardhjen nga Ismaili përmes fisit Hashim.[a]

Gjenealogjia

Nga Muhamedi te Adnani

Sipas traditës profetike islame, Muhamedi e kishte prejardhjen nga Adnani.[2] Tradita tregon se gjenealogjia nga Adnani tek Muhamedi përfshin 21 breza. Më poshtë është lista e prijësve që thuhet se kanë sunduar Hexhazin dhe se kanë qenë paraardhësit patrilineal të Muhamedit.

Paraardhesit e Muhammad ne Murrah
Paraardhesit e Muhammad ne Murrah
  • 570 CE – Muhamed
  • 545 CE – Abdullah
  • 497 CE – Shejba (Abd al-Muttalib)
  • 464 CE – Hashim
  • 439 CE – Abd Menaf
  • 406 CE – Kusaj
  • 373 CE – Kilab
  • 340 CE – Murrah
  • 307 CE – Ka'b
  • 274 CE – Lu'ayy
  • 241 CE – Ghalib
  • 208 CE – Fihr
  • 175 CE – Malik
  • 142 CE – en-Nadr (Kurejsh)[3]
  • 109 CE – Kinanah
  •   76 CE – Huzaimah
  •   43 CE – Mudrikah
  •   10 CE – Iljas
  •   23 BCE – Mudar
  •   56 BCE – Nizar
  •   89 BCE – Ma'add
  • 122 BCE – Adnan

Nga Adnani tek Ismaili

Janë transmetuar gjenealogji të ndryshme të Adnanit deri te Ismaili. Adnani ishte paraardhësi i arabëve Adnani të Arabisë veriore, qendrore dhe perëndimore dhe një pasardhës i drejtpërdrejtë i Ismailit. Nuk vërtetohet se sa breza ka mes tyre; megjithatë, Adnani ishte mjaft i afërt me Ismailin. Ismaili kishte dymbëdhjetë djem për të cilët thuhet se ishin bërë dymbëdhjetë krerët e fiseve në të gjithë rajonet nga Havilah në Shur (nga Asiria deri në kufirin e Egjiptit).

Gjenealogët ndryshojnë nga cili bir i Ismailit erdhi linja kryesore e prejardhjes, qoftë nëpërmjet djalit të tij të madh Nebaioth, ose djalit të tij të dytë Qedar, i cili ishte babai i fisit Qedarites të Arabisë Veriore që kontrollonte rajonin midis Gjirit Persik dhe Gadishullit Sinai. Gjenealogët ndryshojnë edhe në emrat në linjën e prejardhjes.

Shënime

  1. ↑ Uathilah ibn el-Aska transmeton se Muhamedi ka thënë: "Vërtet Allahu zgjodhi Ismailin nga pasardhësit e Ibrahimit, zgjodhi Benu Kinanet mbi fiset e tjera nga fëmijët e Ismailit; Ai zgjodhi Benu Kurejshët mbi fiset e tjera të Kinanahut; Ai zgjodhi Benu Hashim mbi familjet e tjera të Kurejshëve; dhe Ai më zgjodhi mua nga Benu Hashimi."[1]

Referime

  1. ↑ Tirmidhiu 3605
  2. ↑ Muhammad ibn Xherir el-Taberi. The History of al-Tabari (në anglisht). Vëll. 6. fq. 37. The genealogists do not differ concerning the descent of our Prophet Muhammad as far as Ma'add b. 'Adnan.
  3. ↑ Koenig, Harold G. (2014-01-01). "Differences and Similarities". Health and Well-Being in Islamic Societies (në anglisht). Springer Science+Business Media. fq. 97. The Quraysh was Nadhr, the 12th tribal generation down from Kedar, the son of Ishmael mentioned in the Bible.