Peripli

Fillimi i librit Periplous tou Euxeinou Pontou nga Arriani i Nikomedisë, Johann Froben dhe Nicolaus Episcopius, Bazel 1533

Peripli ose periplusi është një dokument dorëshkrimor që liston portet dhe vendreferimet bregdetare, në renditje dhe me largësi të përafërta të ndërmjetëve, që kapiteni i një anijeje mund të presë të gjejë përgjatë brigjeve.[1] Në këtë kuptim, peripli ishte një llojë rregjistri që kryente të njëjtin qëllim si itinerarium-i i mëvonshëm romak i ndalesave rrugore. Megjithatë, lundërtarët grekë i shtonin shënime të shumëllojta, që, nëse ishin gjeografë profesionistë, siç shumë ishin, bëheshin pjesë e shtesave në gjeografinë greke.

Eksplorimet e Hano Lundrimtarit në Afrikë

Forma e periplit është të paktën aq e vjetër sa historiani më i hershëm grek, joniani Hekateu i Miletit.[2] Veprat e Herodotit dhe Tukididit përmbajnë pasazhe që duket se janë mbështetur në periple.[3]

Një peripël ishte gjithashtu një udhëzues i lashtë naval për manovrimin gjatë sulmit të triremat do ti dilnin nga krahët ose rrethonin mbrojtësit për ti sulmuar ata nga mbrapa.[4]

Periplus është forma e latinizuar e fjalës greke περίπλους (periplous, nga kontraktimi i περίπλοος – periploos), që do të thotë "të lundrosh përqark". Të dyja pjesët, peri- dhe -plous, ishin prodhimtare në mënyrë të pavarur: folësit e greqishtes e kuptonin termin fjalë për fjalë; megjithatë, ai zhvilloi pak kuptime të veçanta, një nga të cilët u bë termi standard në lundrimin e lashtë të fenikasve, grekëve dhe romakëve.

Peripël të njohur

Studiuesit njohin mjaft shembuj periplësh:

Peripli i Himilkos sipas Ora Maritima të Avienusit

Fenikas

  • "'Lundrimi Fenikas Përqark Afrikës nën patronazhin e faraonit egjiptian Neko II, diku midis viteve 610 dhe 594 p.e.s.. Thuhet se ata e kryen lundrimin në tre vjet, duke lundruar nga Deti i Kuq përqark Afrikës duke u kthyer në grykëderdhjen e Nilit. Në këtë mënyrë ata mund të kenë qenë të parët që përshkuan Rrugën e Kepit. Këtë lundrim e raporton edhe Herodoti, ndërsa Straboni, Polibi dhe Ptolemeu e vënë në dyshim.[5] Kjo lidhet me veprimtarinë e ngjeshur të faraonit Neko II për të rritur fuqinë detare të Egjiptit, duke rekrutuar greko-jonianë të zhvendosur, për ti futur në marinën e tij që vepronte si në Mesdhe, ashtu dhe në Detin e Kuq.[6][7][8][9][10] Thuhet se Neko II kishte nisur punimet për ndërtimin e një kanali që të lidhte Nilin me Detin e Kuq, që do të përfundohej vetëm nën sundimin e mbretit pers Dari i Madh (522-486 p.e.s.), duke u bërë pararendësi i Kanalit modern të Suezit.[11][12] Sipas historianëve modernë, hollësitë e rrëfimit të Herodotit konfirmojnë të vërtetën e raportimit fenikas, madje sugjerojnë mundësinë se fenikasit e njihnin modelin rruzullor të Tokës. Megjithatë, asgjë e sigurtë rreth njohurive të tyre gjeografike dhe lundrimtare nuk ka mbijetuar, pavarësisht se dihet se atë bënë përparime të rëndësishme në këtë fushë.[13]
  • Peripli i Himilko Lundrimtarit, pjesë të cilat janë ruajtur te Plini Plaku dhe Avienusi.[14][15]
  • Peripli i Hano Lundrimtarit, kolonist dhe eksplorator kartagjenas që eksploroi brigjet e Afrikës nga Maroku i tanishëm drejtuar në jug deri në Senegal në shekullin e VI ose të V p.e.s..[16][17][18][19]

Grekë

Toponimet dhe rrugët e Periplit të Detit Eritreas, shek. I p.e.s.
Tre fazat e hartografisë së lashtë: 1. siç njihej në kohën e Homerit; 2. siç njihej në kohën e Hekateut (500 p.e.s.); 3. siç njihej në kohën e Ptolemeut (150 i e.s.)[24]
Hartë e botës e paraqitur te Topografia e Krishterë e Kozmas Indokopleustit. Toka paraqitet në formë drejtkëndore e rrethuar nga Oqeani Botëror, shek. VI
  • Peripli Detit Eritreas ose Detit të Kuq (Περίπλους τῆς Ἐρυθρᾶς Θαλάσσης, Períplous tē̂s Erythrâs Thalássēs) është shkruar nga një aleksandrin i helenizuar/romanizuar i shekullit të I të e.s.. Ai jep një itinerar bregdetar të Detit Eritreas (të Kuq), duke filluar nga porti i Berenice Trogloditikas. Përtej Detit të Kuq, dorëshkrimi përshkruan brigjet e Indisë deri në Lumin Gang si dhe brigjet e Afrikës (të quajtur Azania). Autori i panjohur i Periplit të Detit Eritreas pohon se Hipalosi, një marinar, njihte "erërat musonike" që e shkurtonin udhëtimin nga India në Detin e Kuq. Gjithashtu sipas dorëshkrimit, Briri i Afrikës quhej "Aromaton akron (Αρώματον ἄκρον, Kepi i Erëzave") apo Aromaton emporion (Ἀρωμάτων ἐμπόριον, Empori i Erëzave), ndërsa Jemeni modern ishte i njohur si "Vendi i Temjanit".[35][36]
  • Peripli i Detit Euksin (Περίπλους τοῦ Εὐξείνου Πόντου, Períplous toû Euxeínou Póntou, Periplus Ponti Euxini), një përshkrim i rrugëve detare përgjatë brigjeve të Detit të Zi, i shkruar nga Arriani (Αρριανός, Lucius Flavius Arrianus) në fillim të shekullit të II-të të e.s..[37]
  • Stadiasmus Maris Magni (Σταδιασμός ήτοι περίπλους της μεγάλης θαλάσσης) i shkruar nga një autor anonim rreth gjysmës së dytë të shekullit të III.[38]
  • Peripli i Detit të Jashtëm (Περιπλοισ τησ εΞω Θαλασσησ) i Marcianit të Heraklesë (Μαρκιανὸς Ἡρακλεώτης, Markianòs Hērakleṓtēs; Marcianus Heracleënsis) i cili përmend vende që nga Oqeani Atlantik deri në Kinë.[39]
  • Peripli i Detit të Brendshëm ((Περίπλους τῆς ἐντὸς θαλάττης, Periplūs tēs entos thalassēs) i Menipit të Pergamit (Μένιππος ὁ Περγαμηνός) që ka mbijetuar falë përfshirjes së një Epitomi të Periplit të Menipit nga Marciani i Heraklesë rreth vitit 400.[40][41]
  • Topografia e Krishterë (Χριστιανικὴ Τοπογραφία, Topographia Christiana) e Kozma Indikopleustit (Κοσμᾶς Ἰνδικοπλεύστης, që në shqip përkthehet Kozmai që lundroi në Indi) që në shekullin e VI, gjatë sundimit të Justinianit të I bëri disa udhëtime në Indi, të cilat i shkroi rreth vitit 550 në një manastir të Sinait.[42]

Rahnāmag-ët persë

Lundërtarët persë kishin prej kohësh udhëzuesit e tyre lundrues, të quajtur rahnāmag رهنامه në persishten e mesme (nga lʾs (rāh, “rrugë”) + nʾmk' (nāmag, “libër”). Prej kësaj rrjedh termi رَاهْنَامَج (rāhnāmaj), رَهْنَامَج (rahnāmaj), një huazim nga persishtja pahlavi, dhe رهنامه rahnāmeh).[43] Ata listonin portet, vendreferimet bregdetare dhe largësitë përgjatë brigjeve.

Këta udhëzues lundrimi të shumë-cituar, tëë humbur datojnë të paktën nga shekulli XII. Disa prej tyre e përshkruanin Oqeanin Indian si "një det i vështir për tu përshkruar" dhe paralajmëronin se "rënia përqark e detit" e bënte të pamundur rikthimin.[44]

Shiko edhe

Referime

  1. ↑ George Kish 1978, f. 21
  2. ↑ Hekateu i Miletit 1896
  3. ↑ Yuval Shahar 2004, f. 40
  4. ↑ Pierre Briant & Amélie Kuhrt 2015
  5. ↑ Henry Smith Williams 1904, fq. 326-329
  6. ↑ Dmitri Panchenko 2008, fq. 189–194
  7. ↑ Jimmy Dunn. "Necho II's African Circumnavigation". Tour Egypt (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 shkurt 2025. Marrë më 28 shkurt 2025.
  8. ↑ Nelson Pierroti. "La exploración de África en los textos egipcios de Sahure a Neco II" (në spanjisht). Juan de la Torre Suárez.
  9. ↑ Jorge Álvarez 2018
  10. ↑ Ana Vázquez Hoys (19 qershor 2009). "Circunnavegación fenicia de África con Necao II (616 a.C.)" (në spanjisht). Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2019.
  11. ↑ Angelo Solomon Rappoport 1903, fq. 235-290
  12. ↑ Rafael González Antón & Fernando López Pardo 2008
  13. ↑ Herman Ralph Friis 1967, f. 19
  14. ↑ Nicholas Purcell 1999, f. 707
  15. ↑ Alfredo Mederos Martín 2006, fq. 65-84
  16. ↑ Hano Lundrimtari (1864). Konstandinos Simonides (red.). The Periplus of Hannon, king of the Karchedonians, concerning the Lybian parts of the earth beyond the Pillars of Herakles (në anglisht). Trübner & Co.
  17. ↑ Hano Lundërtari 1882, fq. 1-14
  18. ↑ Alfredo Mederos Martín & Gabriel Escribano Cobo 2000, fq. 77-107
  19. ↑ Julián Garzón Díaz 1987, fq. 81-86
  20. ↑ Skylaksi i Kariandës 1983
  21. 1 2 Eric H. Warmington; Jean-François Salles (1999). "Scylax of Caryanda". përmbledhur nga Simon Hornblower; Antony Spawforth (red.). Oxford Classical Dictionary (në anglisht). Oxford University Press. fq. 1374. ISBN 978-019522408-5.
  22. ↑ Julián Garzón Díaz (1998–1999). "La geografía antigua y Escílax de Carianda" (PDF). Memorias de historia antigua (në spanjisht) (19–20). Universidad de Oviedo: 9–24. ISSN 0210-2943.
  23. 1 2 Nicholas Purcell 1999, f. 1141
  24. ↑ William A. Herdman (1923). "I. Introductory: The Earliest Founders of Oceanography". Founders of Oceanography and Their Work: An Introduction to the Science of the Sea (në anglisht). Edward Arnold. fq. 4.
  25. ↑ Eric Herbert Warmington & Antony Spawforth 1999, f. 1285
  26. ↑ Joachim Lelewel 1836
  27. ↑ Enrique Gozalbes Cravioto 2003, f. 18
  28. ↑ Francisco Javier Gómez Espelosín 2000
  29. ↑ Pseudo Skylaksi 2011
  30. ↑ William Vincent 1889
  31. ↑ Kenneth S. Sack 1999, f. 36
  32. ↑ Agatharkidi i Knidit 1980, fq. 177-196
  33. ↑ Nicholas Purcell 1999, f. 1374
  34. ↑ Francisco Javier Gómez Espelosín 2006
  35. ↑ Xinru Liu 2010, f. 20-41
  36. ↑ George Wynn Brereton Huntingford 1980
  37. ↑ Arrian Nikomedi 2003
  38. ↑ Karl Müller 1882, fq. 427-514
  39. ↑ Marciani i Heraklesë 1927
  40. ↑ Aubrey Diller 1952, fq. 147-164
  41. ↑ William Smith, red. (1873). A Dictionary of Greek and Roman Biography and Mythology (në anglisht). John Murray.
  42. ↑ Kozma Indikopleusti 2010
  43. ↑ Ali Akbar Dehkhoda & Mohamad Moʻin 1958–1966
  44. ↑ Felipe Fernandez-Armesto 2001

Bibliografia

Lidhje të jashtme