Petrit Koçiaj
Stampa:Leter Tabela Fillim Stampa:Letër portreti Stampa:Leter emri Stampa:Leter mbiemri Stampa:Leter ditëlindje Stampa:Leter vendlindje Stampa:Leter kombësia Stampa:Leter shtetësie Stampa:Leter profesioni Stampa:Leter Tabela Fund
Petrit Koçi Koçiaj (me profesion gazetar) lindi në fshatin Sinanaj të rrethit të Tepelenës, më 1936. Ka kryer studimet e larta për Gjuhë të Huaja. Ka punuar mësues në rrethin e Vlorës, Tepelenës dhe Elbasanit. Në rrethin e Tepelenës ka kryer edhe detyrën e inspektorit në Seksionin e Arsimit të rrethit. Më tej, ka punuar gazetar në Agjencinë Telegrafike Shqiptare. Është i njohur si përkthyes i gjuhës ruse. Ka përkthyer dhe botuar "Vështroj tokën" (kushtuar Juri Gagarinit) dhe "Enriko Ferni" (misteri i zhdukjes së Tresherit). Ka botuar (me bashkautor) librin monografik "Mitralieri trim i Velçës". Është anëtar i redaksisë së gazetës "Labëria" dhe boton shkrime në disa organe të kohës.
Burimi
- "Kadri Mahmud Shametaj treçerek shekulli në këmbë" faqe 137, me autorë Dr. Zihni Haskaj - Bektash Zite.