Petro Nini Luarasi

Petro Nini Luarasi
Pedagog, Publicist
Pedagog, Publicist
Born
Petro Nino Luarasi

22 prill 1865
Died17 gusht 1911
Ersekë, Perandoria Osmane
NationalityShqiptar
Signature

Petro Nini Luarasi (Luaras, 22 prill 1865[1] – Ersekë, 17 gusht 1911) ka qenë aktivist, mësues, publicist dhe veprimtar i lëvizjes kombëtare. Edhe babai i tij, Nini Petro Kostallari, kishte qenë aktiv në Rilindjen Kombëtare Shqiptare si publicist dhe mësues.

Jeta

Pasi mbaroi shkollën e seminarit të Qestoratit nën Koto Hoxhin,[2] punoi si mësues në fshatrat e rrethit të Kolonjës, ku mësoi shqip i maskuar dhe përgatiti një numër shokësh si mësues të ardhshëm të shqipes. Në vitin 1887 Luarasi dhe shoku i tij mësues Thanas Sina morën drejtimin e shkollës shqipe në Korçë nga Pandeli Sotiri pas largimit të tij.[3] Mes viteve 1887 dhe 1893 Luarasi hapi në Ersekë dhe në disa fshatra të rrethit të Kolonjës shkolla në gjuhën shqipe. Themelimi dhe promovimi i shkollave shqipe nga Luarasi në zonën e Kolonjës e solli atë në konflikt me Filaretos, kryepeshkopin grek të Kosturit.[4] Në vitin 1892 një letër qarkore iu dërgua popullatës shqiptare ortodokse të Kolonjës për të shkëputur lidhjet mes tyre dhe Luarasit me Filaretos, duke iu referuar atij si një "renegat i mallkuar" që përhapte "masonerinë dhe protestantizmin e lirë", ndërsa dënonte punën e tij me shkollën shqipe dhe thoshte se Gjuha shqipe “nuk ekzistonte”.[4]

Më pas emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në periudhën 1904 - 1908, ku ishte anëtar aktiv i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe nismëtar i shoqatave patriotike "Malli i Mëmëdheut"[5] dhe "Pellazgu". Luarasi punoi gjithashtu si drejtor dhe mësues i Shkollës së parë shqipe të motrave Qiriazi në Korçë dhe në vitet 1909-1911 punoi si drejtor i shkollës së Negovanit, të themeluar nga Papa Kristo Negovani.

Ai gjithashtu ka kontribuar në organizatat për rrugën që çon në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë (shkëputja) nga Perandoria Osmane.[6][7][8][9]

Luarasi mori pjesë në Kongresin e Manastirit që sanksionoi krijimin e alfabetit të shqipes në vitin 1908. Për veprat e tij patriotike, shkëputjen e Shqipërisë nga Perandoria Osmane, mësimin e gjuhës shqipe dhe veprimtarinë shoqërore, ai u persekutua të dy nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës dhe regjimi i turqve të rinj. Sipas shumë mundësive ai vdiq i helmuar nga Patriarkana më 17 gusht 1911.[6][7][9][10]

Shkrimet

Ai bashkëpunoi, botoi dhe ishte kryeredaktor me këto revista:

  • Bashkimi i kombit (botuar në Manastir gjatë periudhës 1909-1910), ku ai ishte kryeredaktor;
  • Drita, (botuar në Sofje, Bulgaria gjatë periudhës 1907-1908);
  • Kombi (botuar në Boston, më 1908);
  • Liria (botuar në Selanik gjatë periudhës 1909-1910)

Në këto revista ai botoi shkrime mësimore, poezi dhe publicistike. Në veprën e tij politike "Mallkimi i shkronjave shqipe" dhe "Çpërfolja e shqiptarit" (Manastir, 1911),[11] mbrojti të drejtat e popullit shqiptar për të drejtat e tyre për kulturën e vet kombëtare. Ai propagandoi idetë kryesore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare që ishin ato të bashkimit të popullit shqiptar në luftën e tij për lirinë e Shqipërisë, pavarësisht besimeve fetare.

Tituj të veprave

  • Artikuj në Drita (Sofje, 1907 - 1908 - redaktor i gazetës)
  • Mallkimi i shkronjave shqipe, (Manastir, 1911);
  • Çpërfolja e shqiptarit (Manastir, 1911)

Mirënjohje

Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi më 13 janar 2012 i akordoi Petro Nini Luarasit (pas vdekjes) Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Figurë e shquar e kombit, një nga veprimtarët e ndritur të Rilindjes Kombëtare, luftëtar i paepur për zgjimin, emancipimin dhe prosperimin e kombit shqiptar, për çlirimin nga zgjedha osmane dhe formimin e shtetit komb të shqiptarëve, luftëtarit të madh të krijimit të arsimit kombëtar si një nga shtyllat e çështjes kombëtare, vepër për të cilën dha edhe jetën.”[12]

Referime

  1. ↑ Partington, Paul G. (1979). Who's Who on the Postage Stamps of Eastern Europe (në anglisht). Scarecrow Press, Incorporated. ISBN 9780810812666.
  2. ↑ Skendi 1967, fq. 133–134.
  3. ↑ Skendi 1967, f. 135.
  4. 1 2 Skendi 1967, fq. 137–138.
  5. ↑ Skendi 1967, f. 160.
  6. 1 2 Bociurkiw, Bohdan R.; Strong, John W.; Laux, Jean K. (1975). Religion and atheism in the U.S.S.R. and Eastern Europe (në anglisht). fq. 397. ISBN 9780333150603.
  7. 1 2 Islami, Selim; Buda, Aleks; Frashëri, Kristo (1967). Historia e Shqipërisë, Volume 2. fq. 274.
  8. ↑ Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening (në anglisht). Princeton: Princeton University Press. fq. 160, 213. ISBN 9781400847761.
  9. 1 2 Rexhepagiqi, Jashar (1970). Zhvillimi i arësimit dhe i sistemit shkollor të kombësisë shqiptare në teritorin e Jugosllavisë së sotme deri në vitin 1918. fq. 87.
  10. ↑ Schwandner-Sievers, Stephanie; Fischer, Bernd Jürgen (2002). Albanian identities: myth and history (në anglisht). Indiana University Press. fq. 55. ISBN 0-253-21570-6.
  11. ↑ Lua error te Moduli:Citation/CS1 te rreshti 1763: attempt to index field '?' (a nil value).
  12. ↑ Presidenti Topi dekoron Petro Nini Luarasin (pas vdekjes) me Urdhrin “Nderi i Kombit” Arkivuar 11 shkurt 2012 tek Wayback Machine, Web faqaja president.al, 13 janar 2012