Pirro Vengu

Pirro Vengu
Pirro Vengu
Ministër e Mbrojtjes
Në detyrë
30 korrik 2024  26 shkurt 2026
PresidentiBajram Begaj
KryeministriEdi Rama
Paraprirë ngaNiko Peleshi
Pasuar ngaErmal Nufi
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Titullar
Në detyrë
12 shtator 2025
Njësia zgjedhoreVlorë
Të dhëna vetjake
U lind më24 prill 1986
Elbasan, Shqipëri

Biografia

Z. Pirro Vengu, prej korrikut 2024, mban funksionin e ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë.

Pirro Vengu ka lindur më 24 prill 1986, në Elbasan.

Përpara se të merrte këtë detyrë, z. Vengu ka mbajtur postin e drejtorit të Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual Durrës, duke nisur nga 2019.

Në periudhën 2017 deri në 2019 ai ka ushtruar funksionin e drejtorit të Antikorrupsionit, në Kryeministri.

Ndërsa nga 2013 deri në 2017, z. Vengu ka qenë shef në Kabinetin e Ministrit të Jashtëm.

Më herët, gjatë viteve 2010 - 2013, z. V[1]engu ka mbajtur rolin e koordinatorit të programeve kërkimore, European Council on Foreign Relations (Paris, Francë).

Në periudhën e vitit 2009 - 2010 ai ka punuar si asistent i programeve, European Council on Foreign Relations në Paris.

Z. Vengu ka kryer studimet në Shkenca Humane, Liceu Henri IV; Diplomë e dyfishtë Bachelor në Histori dhe Filozofi, Université Paris Nanterre, (Paris, Francë), në vitin 2008.

Në vitin 2010 ka përfunduar master në Histori Politike, Université Paris Nanterre, (Paris, Francë), ndërsa në 2011 përfunduar master në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Institut National des Langues et Civilizations Orientales, (Paris, Francë).

Z. Vengu është i martuar me dy fëmijë.

References

  1. "Ministri". Ministria e Mbrojtjes. Korrik 2024. Marrë më 2024-11-04. {{cite web}}: Shiko vlerat e datave në: |date= (Ndihmë!)