Pjesëza

Pjesëza është pjesë e pandryshueshme e ligjeratës që shpreh nuanca kuptimore ose emocionale. Ato janë të ngjashme me lidhëzat.

Ato mund të grupohen sipas kuptimit si vijon:

  • dëftuese: ja. (Ja kush erdhi…)
  • përcaktuese - saktësuese: mu, pikërisht, tamam, porsa, sapo, deri etj. (Pikërisht ai më ka paditur).
  • përforcuese: vetëm, veç, bile, sidomos, veçanërisht, madje etj. (Të gjithë flasin mirë frëngjisht, sidomos Lira).
  • përafruese - veçuese ose kufizuese: vetëm, veç, veçanërisht (Vetëm të rinjtë punonin).
  • përafruese: afërsisht, afro, aty-aty, nja, gati, rreth, pothuaj et. (Në stadium ishin rreth 10.000 vetë).
  • pohuese: po, posi, po që po, po se po, si urdhëron etj. (A do të shkosh në Prishtinë? Posi).
  • mohuese: jo, nuk, s', mos, jo që jo, as që etj. (Nuk e kam takuar).
  • pyetëse: a, ë, e. (A erdhi motra nga Vlora?)
  • dyshuese: ndoshta, mbase, kushedi, sikur, vallë, gjë etj. (Përse erdhi vallë? E keni takuar gjë Lirën?)
  • zbutëse: pa, as, le, para, dot etj. (Pa shihni kush na ka ardhur. A nuk e shihni se kush na ka ardhur).
  • emocionale shprehëse: ç`, de, pa, pra, se, seç, etj. (Ja pra kështu ndodhi. E pse pa, për një fjalë goje u zumë).

Pjesëzat ndahen në dy lloje: me vend të ngulitur ose me vend të lirë. Të parat qëndrojnë gjithmonë para ose pas fjalës, grupit emëror a foljor të dhënë: - para: nuk, ja, desh, sapo etj.; - pas: de, dot etj.

Pjesëzat me vend të lirë mund të vendosen në fillim, në mes dhe në fund të fjalës: Vallë, kush erdhi? Kush erdhi vallë? Kush të jetë, vallë, ky që erdhi?

Pjesëzat mund të jenë fjali të thjeshta,të përngjitura dhe lokucione:

  • Të thjeshta : bile, ja, jo, nuk, etj.
  • Të përngjitura:posi, thuajse, kushedi, etj.
  • Lokucione:as që, ja që, jo që, po se po, etj.

Sipas kuptimit pjesëzat ndahen në tri grupe kryesore:

  • Pjesëza që shprehin nuanca kuptimore;
  • Pjesëza modale,
  • Pjesëza emocionale.

Pjesëza që shprehin nuanca kuptimore janë : dëftuese, përcaktuese, përforcuese dhe përafruese.