Provincat e Belgjikës

Harta e provincave të Belgjikës.

Belgjika është e ndarë në tre rajone. Dy nga këto rajone, Flandria dhe Valonia, janë të ndara secila në pesë provinca. Rajoni i tretë, Brukseli, nuk ndahet në provinca, pasi fillimisht ishte vetëm një pjesë e vogël e vetë një krahine.

Shumica e provincave e marrin emrin nga dukat dhe qarqet e mëparshme me vendndodhje të ngjashme, ndërsa territori i tyre bazohet kryesisht në departamentet e instaluara gjatë aneksimit francez. Në kohën e krijimit të Belgjikës më 1830, ekzistonin vetëm nëntë krahina, përfshirë provincën e Brabantit, e cila mbante qytetin e Brukselit. Në vitin 1995, Brabant u nda në tre zona: Brabanti Flarmand, i cili u bë pjesë e rajonit të Flandrisë; Barbanti Valon, e cila u bë pjesë e rajonit të Valonisë; dhe Rajoni i Kryeqytetit të Brukselit, i cili u bë një rajon i tretë. Këto ndarje pasqyruan tensione politike midis valonëve frëngjishtfolës dhe flamanishtes holandishtfolës; Rajoni i Kryeqytetit Bruksel është zyrtarisht dygjuhësh.

Ndarja në provinca përcaktohet nga neni 5 i kushtetutës belge. Provincat dhe Brukseli ndahen në 43 rrethe administrative, dhe më tej në 581 komuna.

Lista

FlamuriStemaProvincaEmri në holandishtEmri në frëngjishtEmri në gjermanishtKryeqytetiGuvernatoriSipërfaqjaPopullsia
(2021)
Densiteti
Flandria
AntwerpAntwerpenAnversAntwerpen Antwerp Cathy Berx 2 876 km2 1.875.524 654,18 km2
Flandria LindoreOost-VlaanderenFlandre orientaleOstflandern Gent Jan Briers 2.982 km2 1.531.745 509.39 km2
Brabanti FlamandVlaams-BrabantBrabant flamandFlämisch-Brabant Leuven Lodewijk De Witte 2.106 km2 1.162.084 551.76 km2
LimburgLimburgLimbourgLimburg Hasselt Jos Lantmeeters 2.422 km2 880.397 362.75 km2
Flandria PerëndimoreWest-VlaanderenFlandre occidentaleWestflandern Bruges Carl Decaluwé 3.144 km2 1.203.312 376.51 km2
Valonia
HainautHenegouwenHainautHennegau Mons Tommy Leclercq 3.786 km2 1.345.947 352.99 km2
LiègeLuikLiègeLüttich Liège Hervé Jamar 3.862 km2 1.109.067 287.55 km2
LuksemburgLuxemburgLuxembourgLuxemburg Arlon Olivier Schmitz 4.505 km2 284,638 64.75 km2
NamurNamenNamurNamür Namur Denis Mathen 3.600 km2 497.073 135.3 km2
Brabanti ValonasWaals-BrabantBrabant wallonWaals-Brabant Wavre Gilles Mahieu 1 091 km2 407.397 371,33 km2