Qelizë gliale
Qelizat gliale janë qeliza pjesë e sistemit nervor qendror. Ndryshe nga neuronet, qelizat gliale nuk prodhojnë impulse elektrike. Këto qeliza përbëjnë më shumë se gjysmën e vëllimit të indit nervor në trupin e njeriut. Qelizat gliale sigurojnë mbështetje dhe mbrojtje për neuronet, ndihmojnë në formimin e mielinës dhe kontribuojnë në ruajtjen e homeostazës. Llojet e qelizave gliale përfshijnë oligodendrocitet, astrocitet, qelizat ependimale, qelizat Shvan (Schwann), mikroglia, dhe qelizat satelite.[1]
Referime
- ↑ Purves, Dale; Augustine, George J.; Fitzpatrick, David; Katz, Lawrence C.; LaMantia, Anthony-Samuel; McNamara, James O.; Williams, S. Mark (2001), "Neuroglial Cells", Neuroscience. 2nd edition (në anglisht), Sinauer Associates, marrë më 2026-05-27