Radio Kosova e Lirë
Radio Kosova e Lirë ka filluar transmetimin në janar të vitit 1999, mirëpo nuk kishte leje transmetimi. Në gusht të vitit 1999, një nga përfaqësuesit e UNMIK-ut për qështje civile, z. Dominique Vian, iu dha leje të përkohshme emetimi. Më 2 shtator 1999, Radio Kosova e Lirë morri leje transmetimi edhe nga Ministria e Informimit Publik të Qeverisë së Përkohshme të Kosovës. Në vitin 2000, bordi prej 5 antarëve, prej të cilëve 3 ishin ndërkombëtarë dhe 2 vendorë, vendosën që lejet për radio dhe televizion që mbulojnë të gjithë territorin e Kosovës, t’ia ndajë Radios 21 dhe TV 21 dhe Radio dhe TV Dukagjinit. Më 30 janar 2001 Radio Kosova e Lirë ka marrë lejen për transmetim. Studioja e parë e radios në fjalë ka qenë një studio e improvizuar dhe amatore, për shkak të kushteve dhe rrethanave të luftës. Nga dita në ditë mjetet dhe pajisjet teknike të kësaj radioje po pësojnë dëmtimë si pasojë e pengesave në valë dhe interferencës së palejueshme që krijojnë disa radiostacione lokale në valën 94.2. Momentalisht, Radio Kosova e Lirë ka dy studio të cilat janë të pajisura me mjete elementare teknike, studion e transmetimit dhe atë të incizimit.[1][2][3][4][5]
Radio Kosova e Lirë transmeton në frekuencën FM 94.2 MHz.
Shiko edhe
Lidhje të jashtme
- Uebfaqja zyrtare e Radios: https://www.radiokosovaelire.com/
Referime
- ↑ "Radio-Kosova e Lirë, një histori autentike e informimit në luftë e në liri". radiokosovaelire.com.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ "Radio Kosova e Lirë". Radio Kosova e Lirë (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-01-04.
- ↑ "Njoftime". Radio Kosova e Lirë (në anglishte amerikane). Marrë më 2024-01-04.
- ↑ Radio Kosova e Lirë nisi transmetimin në Malet e Berishës, duke kumbuar në shtëpitë e gjithsecilit, marrë më 2024-01-04
- ↑ Top Channel Albania (2024-06-23), Top Channel/ "Ju flet Kosova e Lirë" Radio nga Malet e Berishës, Zëri i Luftëtarëve të lirisë, marrë më 2026-06-18
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)