Rafael Márquez

Rafael Márquez
Rafael Márquez (2014)
Informacioni personal
Emri i plotë Rafael Márquez Alvarez
Data e lindjes 13 shkurt 1979 (47 vjeç)
Vendi i lindjes Zamora, Michoacán, Meksika
Gjatësia 1.82 m (6 ft 0 in)
Pozicioni(et) Mbrojtës, Mesushor-Mbrojtës
Informacioni i ekipit
Ekipi aktual
León
Numri 3
Karriera me të rinjtë
Atlas
Karriera si profesionist*
Vitet Ekipi Ndsh (Gola)
1996–1999 Atlas 77 (6)
1999–2003 Monaco 87 (5)
2003–2010 Barcelona 163 (9)
2010–2012 New York Red Bulls 44 (1)
2012–2014 León 40 (1)
Karriera ndërkombëtare
1999 Meksika U20 4 (2)
1997–2018 Meksika 146 (19)
* Ndeshjet dhe golat në ligën vendase të klubeve të sakta prej datës 29 korrik 2013

Rafael Márquez (i lindur më 13 shkurt 1979) është një futbollist meksikan i cili luan aktualisht për skuadrën Club León në Liga MX. Ai mund të luaj si qëndër–mbrojtës ose si mesfushor–mbrojtës.

Ai ka shpenzuar më shumë se 1 dekadë duke luajtur në Francë dhe Spanjë. Ai ka fituar shumë tituj me Monacon dhe Barcelonën. Pasi fitoi Champions Leaguen me Barcelonën në vitin 2006, ai u bë meksikani i parë në histori që fiton këtë trofe.

Karriera

Atlas

Márquez filloi karrierën e tij tek klubi meksikan Altas, ku debutoi në vitin 1996 kur ishte vetëm 17 vjeç. Márquez u rrit për nga rëndësia si lojtar me Altasin, ai luajti 77 ndeshje dhe shënoi 6 Gola. Në vitin 1999, skuadra e tij arriti në finale të turnamentit Verano 1999, ata u mundën me penallti nga skuadra e Deportivo Toluca.

Monaco

Në vitin 1999, Márquez u transferua tek Monaco për 7 Milion €. Monaco kishte dërguar vëzhgues për të parë atë dhe Pablo Contrerasin gjatë turnamentit të Copa América. Pasi e panë Márquezin duke luajtur, ata i blenë të dy lojtarët. Në sezonin e parë, Monaco u bë kampione e Ligue 1. Në vitin 2003, Márquez u ble nga gjigjandët e Barcelonës.

Barcelona

Në sezonin e parë me Barcelonën, Márquez luajti 21 ndeshje, me skuadrën që e mbylli sezonin në vendin e dytë. Gjatë sezonit të dytë, ai lëvizi nga qëndra e mbrojtjes në pozicionin e tij natyral (mesfushor–mbrojtës) për shkak të dëmtimeve të Thiago Motta, Edmílson dhe Gerard López. Atë vit, Barcelona fitoi titullin e 17 në histori, ajo e fitoi më 14 maj 2005 pas barazimit 1–1 kundër Levantes. Pas një dëmtimi në gjurin e tij të majtë, ai u kthye pas një muaji për të luajtur kundër Milanit në ndeshjen e parë të gjysmës–finales së Champions Leagues në San Siro, Barcelona fitoi me rezultatin 0–1.