Raffaele De Angelis
Raffaele De Angelis | |
|---|---|
| Lindi | 24 tetor, 1979 Kastrovillari, Itali |
| Kombësia | shqiptar |
| Profesioni | Peshkop |
Raffaele De Angelis (Kastrovillari, Kalabri, 24 tetor 1979) është një peshkop katolik arbëresh i ritit lindor, peshkopi i Horës së Arbëreshëvet (Piana degli Albanesi italisht), dioqezë të Kishës Arbëreshe në Siçili të Italisë, që më 30 gusht 2025.
Jetëshkrimi
Raffaele De Angelis lindi më 24 tetor 1979, në Kastrovillari, në krahinën e Kozencës, nga një familje arbëreshe nga Firmoza dhe Ferma (CS), që i përkisnin Eparkisë së Ungrës.
Arsimi dhe Shërbesa Priftërore
I pranuar në Kolegjin "Grek", ose "Bizantin", të Shën Athanasit në Romë, përfundoi studimet e tij filozofike dhe teologjike në Universitetin Papnor Gregorian.
Mori shugurimin priftëror në ritin bizantin më 5 nëntor 2006, në Kishën e Shën Gjon Pagëzorit në Firmoza (Eparkia e Ungrës), me vënien e duarve nga peshkopi Erkole Lupinacci[1].
Mbajti katedrën e Teologjisë Morale në Institutin e Shkencave Fetare "San Francesco di Sales" të Arkidioqezës Metropolitane të Kozencës në Rende, e cila është e lidhur me Fakultetin Teologjik Papnor të Italisë Jugore.
Ai flet rrjedhshëm shqipen, në varjantin arbërishte, dhe italishten, dhe gjithashtu përdor greqishten e vjetër në liturgjin, sipas traditës së Kishës Arbëreshe (Krishtërimi Lindor).
Shërbesa Episkopale
Më 30 gusht 2025, Papa Leoni XIV e emëroi peshkop i Horës së Arbëreshëvet[2]; ai pasoi Giorgio Demetrio Gallaron, i emëruar më parë Sekretar i Kongregacionit për Kishat Lindore.[3] Mori shugurimin episkopal më 8 nëntor 2025, në Kryekishën/Katedralen e Ungrës, nga Donato Oliverio, peshkop i Ungrës. Bashkë-shugurues ishin Kardinali Francesco Montenegro, Kryepeshkop Emeritus i Agrigentos dhe Administrator Apostolik i Horës së Arbëreshëvet, dhe Ipeshkvi Manuel Nin, Eksark Apostolik i Greqisë.
Më 16 nëntor 2025, në Katedralen e Shën Dhimitrit të Horës së Arbëreshëvet, mori në zotërim kanonik Eparkinë e Horës së Arbëreshëvet, në praninë e Shkëlqesisë së Tij kardinalit Francesco Montenegro, peshkopit Donato Oliverio nga Ungra, peshkopit Asti Bakallbashi, mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Shkëlqesia e Tij Polikarpi, Kryepeshkopi i Mitropolit të ri Orthodhoks të Italisë dhe Maltës, përfaqësues të Abacisë Territoriale të Grottaferratës, një delegacion i madh i peshkopëve të Siçilisë, kryebashkiaku Rruzarjë Peta e Horës së Arbëreshëvet dhe kryebashkiaku Annalisa Milione e Firmozës, dhe një asamble e madhe besimtarësh nga rrethet italo-shqiptare.
Më 23 nëntor, të dielën e parë më pas, ai kryesoi meshën solemne papnore në Palermo në bashkëkatedralen e Shën Kollit së Arbëreshëve.
Shiko edhe
Referime
- ↑ Jemi, staff. "Ordinazione sacerdotale di Raffaele De Angelis". www.jemi.it (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 14 shtator 2024. Marrë më 2025-11-15.
- ↑ Piana degli Albanesi. Leone XIV ridona vita all'Eparchia con un nuovo Eparca, silerenonpossum.com
- ↑ "Rinunce e nomine". press.vatican.va. Marrë më 2025-11-15.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)