Read the Bills Act

Read the Bills Act (RTBA)  është një pjesë legjislacioni e propozuar me qëllimin që të bëjë të detyrueshme për Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që ligjet përpara se të votohen të mund të lexohen nga përfaqësuesit dhe senatorët e dy dhomave të kongresit. U propozua për herë të parë në vitin 2006[1] nga Downsize DC, një organizatë jo-fitimprurëse që fokusohet në zvogëlimin e madhësisë së qeverisë federale në SHBA. Akti i propozuar vjen si pasojë e faktit se shpesh në Kongres votohen ligje që janë mijëra faqe të gjata dhe që kalohen pa u lexuar nga përfaqësuesit apo senatorët që votojnë mbi ato.

Senatori dhe kandidati për President për Partinë Republikane, Rand Paul (R-KY) ka deklaruar mbështetjen e vet për këtë pjesë të propozuar legjislacioni që në nëntor të vitit 2010.[2] Ai gjithashu e ka sponsorizuar dhe propozuar ligjin në Kongres në 28 qershor 2012.

Shiko dhe

Referime dhe shënime

  1. "RTBA Full Text". Downsize DC. Arkivuar nga origjinali më 22 mars 2010. Marrë më 10 shkurt 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. "The Grand New—and Old—Party". Wall Street Journal. 6 nëntor 2010. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme