Refet Abazi
Refet Abazi (17 janar 1964, Tetovë} është aktor dhe profesor shqiptar nga Maqedonia e Veriut.
Biografia
Në vitin 1989 diplomoi në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, në degën e aktorëve dramatikë. Edhe si student ishte i angazhuar në shumë projekte teatrore, televizive dhe filmike. Në karrierën e tij të aktrimit interpretoi një sërë rolesh të rëndësishme teatrale për teatrot kombëtare, si dhe për shumë projekte të pavarura dhe ndërkombëtare. Ai është vlerësuar për arritjet e tij në aktrim në shumë festivale brenda dhe jashtë vendit. Nga viti 1999 punon si profesor i aktrimit në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup.
Filmografia
| Viti | Filmi | Roli |
| 1989 | Еурека - serial | Plaku |
| 1990 | Trieste via Shkup - serial | |
| 1990 | Gabimi verior - film | |
| 2001 | Одмазда film | |
| 2002 | Наше маало serial | |
| 2011 | J.A.C.E film | |
| 2011 | Простувањето на крвта film | Marku |
| 2013 | Се врати назад film | Burri |
| 2015 | Медена ноќ film | Blerimi |
| 2018 | Година на мајмунот film | Fatmiri |
| 2018 | Сведокот film | Panta |
| 2019 | Дедо и внук - film | Kira |
| 2019 | Цирку летови - film | Profesori |
| 2021 | Од соништата на морето film | Basriu |
| 2021 | Besa - serial | Isa |
| 2022 | Кома film | |
| 2023 | Инфилтрираат serial | Hamza |
Shih edhe
Lidhjet e jashtme
- Refet Abazi tek IMDb