Rezarta Reçi

Rezarta Reçi ishte një gazetare shqiptare.[1] Përveç kontributit si gazetare dhe moderatore, Reci ishte edhe autore e disa librave.

Karrierën e saj e nisi në fillim të viteve ’90 në Radio Tirana, ku punoi në redaksinë e Kulturës. Më pas me emisionin “Arratia e Peshkut të Kuq”, intervistoi personalitete të artit, kulturës, shkencës dhe jetës publike shqiptare.

Për kontributin e saj në vitin 2017 nderohet me titullin “Naim Frashëri”.

Në jetën personale, Rezarta Reçi u përball për një kohë të gjatë me një sëmundje të rëndë. Ajo ndërroi jetë më 1 shkurt 2026.[2][3][4]

Referime

  1. "Portret/ Rezarta Reçi: Unë, gazetarja që dua të iki e re nga kjo jetë... në lëvizje | ResPublica". www.respublica.al. Marrë më 2026-03-30.
  2. "Prej kohësh në luftë me sëmundjen e rëndë, ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi | Top Albania Radio". www.topalbaniaradio.com. Marrë më 2026-03-30.
  3. D, Dajana (2026-02-01). "Ndahet nga jeta gazetarja e njohur Rezarta Reçi". Tv Klan. Marrë më 2026-03-30.
  4. "Çfarë na la pas Rezarta Reçi: si të jetosh edhe kur nuk është e lehtë". www.anabelmagazine.com. 2026-02-02. Marrë më 2026-03-30.