Robert Aliaj Dragot

Robert Aliaj Dragot
Lindi18 shkurt 1960 (66 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
KombësiaShqiptare
ArsimiLiceu Artistik “Jordan Misja”
Njohur përPikturë, arte perfomuese, multimedia, muzikë
Vepra të shquara
Discrete Elements, Spring & Stalin, Punch Me, Homomigratus
Bashkëshorti/jaMimoza Dino
FëmijëKrist Aliaj Dragot, Gala

Robert Aliaj (lindur më 18 shkurt 1960) është artist pamor dhe këngëtar shqiptar. Ai është i njohur për stilin e tij ndërdisiplinor dhe eksperimentues, duke përfshirë në veprat e tij elementë nga piktura, performanca, muzika, filmi, instalacioni dhe arti digjital. Ndër veprat e tij më të njohura përmenden: Discrete Elements, Spring & Stalin, Punch Me dhe Homomigratus. Aktualisht jeton dhe punon në Bruksel, Belgjikë.

Jeta personale

Robert Aliaj ka lindur në Tiranë, në një familje me traditë në fushën e artit. Ka ndjekur studimet për pikturë në liceun artistik të Tiranës. Në vitin 1991 emigroi së bashku me familjen në Greqi dhe më pas në Belgjikë.

Ai është i martuar me përkthyesen Mimoza Dino dhe ka dy fëmijë: Kristi, i cili është piktor, dhe Gala, këngëtare. Roberti është gjithashtu vëllai i piktorit dhe skenografit të njohur shqiptar, Rexhep Aliaj.

Karriera

Gjatë viteve 1980–1990, Robert Aliaj nisi të pikturonte paralelisht me karrierën e tij muzikore. Në fund të viteve 1990, pas një karriere të gjatë si këngëtar pop, ai iu rikthye me intensitet artit pamor, duke trajtuar përmes veprave të tij ngjarje tronditëse sociale të periudhës së tranzicionit politik në Shqipëri dhe rajon.

Puna e tij artistike është e shumëllojshme dhe ndërdisiplinore, duke përfshirë mediume të ndryshme si piktura, fotografia, filmi, performanca, instalacioni, animacioni, imazhet në lëvizje, zëri dhe video art. Për një periudhë kohe ai e ndërpreu pikturën për t'u përqendruar në realizimin e filmave të shkurtër dhe projekteve audiovizuale eksperimentale.

Prej vitesh në Bruksel, ai është fokusuar veçanërisht në kërkimin multimedial, duke eksperimentuar me teknika dhe formate të ndryshme bashkëkohore. Temat që trajton variojnë nga politika shqiptare deri te përditshmëria më banale, ndërsa veprat e tij përshkruhen nga një kuriozitet kritik ndaj skenës artistike evropiane dhe një interes i ripërtërirë për ndryshimet e shpejta e tronditëse që ka përjetuar shoqëria shqiptare.

Ka zhvilluar një sërë ekspozitash personale në vende të ndryshme, ndër të cilat përmenden:

  • Chelsea Art Museum, New York / 2005
  • La Biennale di Venezia**, Edicioni i 53-të / 2009
  • COD Albania**, “INEVITABLE”, Tiranë / 2021
  • National Museum Szczecin, Poloni / 2006, 2009
  • Baltic Biennal**, Poloni / 2009
  • International Triennial of Extended Media, Beograd / 2013
  • Musée de la Vie Wallonne, Belgjikë / 2016
  • The Action Field Kodra, Selanik, Greqi / 2008
  • Chiesa di San Paolo, Modena, Itali / 2005
  • Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë / 2004 – “Discrete Elements”

Gjithashtu ka marrë pjesë në ekspozita në Greqi, Francë, Zvicër dhe Belgjikë.

Disa nga veprat më të njohura të tij përfshijnë:

  • Les Deux Moitié (2007)
  • Discrete Elements (2008)
  • Spring & Stalin (2008)
  • 6080K310I (2009)
  • Notes on Performative Urbanism (2009)
  • La Tulip de Gërdec (2009)
  • Hyena (2010)
  • Flags (2012)
  • Unë jam i një bote tjetër (2013)
  • Punch Me (2013)
  • Qyteti i Mbrapshtë (2014)
  • Dekapitimi Intelektual i Imazhit (2015)
  • Homomigratus (2016)
  • Leaflet (2016)
  • Tirana Horizontale (2017)

Pjesëmarrja në festivale

  • Në dhjetor të 1987-s, Robert Aliaj, Françesk Radi & Gramoz Burba morën pjesë në Festivalin e 26-të të RTSH me këngën "Tre Vëllezërit".
  • Në prill të 1989-s, mori pjesë në festivalin "Kur Vjen Pranvera" me këngën "Dashuria".
  • Në dhjetor të 1989-s, këndoi në Festivalin e 28-të të RTSH me këngën "Jetës fali zemrën".
  • Në prill të 1990-s, u paraqit në "Kur Vjen Pranvera" me këngën "Dy gjysma molle".
  • Në dhjetor të 1992-shit, mori pjesë në Festivalin e 31-të të RTSH me këngët "Valsi i panjohur" dhe "Ca fjalë qiellit".
  • Në tetor të 2018-s, mori pjesë në Kënga Magjike 2018 me këngën "Ah ku më hodhi Zoti".[1]

Referime

  1. https://www.teksteshqip.com/robert-alia/biografia/