Robert Hübner

Robert Hübner
Hübner më 1983
Personal information
Lindi6 nëntor 1948
Këln, Gjermani
Vdiq5 janar 2025 (76 vjeç)
Këln, Gjermani
Chess career
VendiGjermania Gjermania
TitulliMjeshtër i madh (1971)
Vlerësimi më i lartë2640 (korrik 1981)
Renditja më e lartëNr. 3 (korrik 1981)

Robert Hübner (6 nëntor 1948 – 5 janar 2025) ishte një mjeshtër i madh shahu, shkrimtar shahu dhe papirolog gjerman.[1] Ai ishte një nga lojtarët kryesorë në botë gjatë viteve 1970 dhe fillimit të viteve 1980.

Karriera e shahut

Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare, Hübner u shpall fitues i përbashkët i Kampionatit të Shahut të Gjermanisë Perëndimore.

Në vitin 1965, së bashku me Hans Ree, ai fitoi turneun Niemeyer për lojtarë evropianë nën moshën 20-vjeçare.

Titulli i tij si Mjeshtër Ndërkombëtar iu dha në vitin 1969, ndërsa titulli Mjeshtër i madh në vitin 1971. Në vitin 1980, ai arriti në vendin e tretë në renditjen botërore të FIDE-s.

Midis viteve 1971 dhe 1991, Hübner mori pjesë në katër Turne të Kandidatëve për Kampionatin Botëror. Tre prej tyre përfunduan në rrethana të diskutueshme:

  • Në vitin 1971, ai humbi një çerekfinale të kontestuar ngushtë ndaj Tigran Petrosian, pasi gaboi një figurë në ndeshjen e 7-të në një pozicion barazimi.[2]
  • Në vitet 1980–81, rezultati i tij më i mirë, pasi fitoi çerekfinalen dhe gjysmëfinale (kundër lojtarëve hungarez Adorjan dhe Portisch), ai arriti në finale përpara se të humbiste nga Viktor Korchnoi. Hübner e humbi ndeshjen pas 10 ndeshjesh kur ai ishte 1 pikë poshtë.[3]
  • Në vitin 1983, ai humbi një çerekfinale nga Vasily Smyslov në rrethana unike: me ndeshjen e barabartë pas 10 ndeshjeve origjinale plus 4 ndeshje të tjera, barazimi u zgjidh (në favor të Smyslov) me një rrotullim të një rrote rulete.[4]
Hübner më 1993

Në kulmin e karrierës së tij, nga mesi i viteve '70 deri në mesin e viteve '80, Hübner mori pjesë në shumë turne elitare të kohës dhe u ftua në Montreal të vitit 1979 ("Turneu i Yjeve"), ku luajti krah Anatoly Karpov, Mikhail Tal dhe Jan Timman. Fitoret e tij më të rëndësishme në turne ishin në Houston (1974), Mynih (1979 (ndarë me Ulf Andersson dhe Boris Spassky), turneun ndërzonale të Rio de Zhaneiros 1979 (ndarë me Lajos Portisch dhe Tigran Petrosian), Çikago 1982, Biel 1948 (barazim me Vlastimil Hort), Linares 1985 (ndarë me Ljubomir Ljubojević) dhe Tilburg 1985 (ndarë me Anthony Miles dhe Viktor Korchnoi).

Ai shërbeu si ndihmës i Nigel Short në ndeshjen e kampionatit botëror 1993 kundër Garry Kasparov.

Në vitin 2000, ai fitoi medaljen e argjendtë me ekipin gjerman në Olimpiada e 34-të e Shahut në Stamboll.

Ai vazhdoi të ishte aktiv në arenën ndërkombëtare edhe gjatë viteve 2000, por nuk u bë kurrë shahist profesionist me kohë të plotë për shkak të karrierës së tij akademike.

Stili i lojës

Në lojën e shahut, teknika e Hübner është përshkruar si efikase dhe e pamëshirshme. Sipas Bill Hartston: "Megjithatë, qasja e tij perfeksioniste dhe mjaft pesimiste e pengoi atë të arrinte në majat më të larta."[5]

Kontribute të tjera

Kontributet e tij në literaturën e shahut përfshijnë studimin e karrierave të kampionëve botërorë dhe analizën e gjerë të shkëlqimeve të shahut të shekullit të 19-të. Sipas historianit të shahut Edward Winter, aftësitë e mëdha të Hübner si lojtar dhe analist nuk duhet të bëjnë që të anashkalohet trashëgimia e tij si historian dhe kritik i shahut.[6]

Varianti 1.d4 Kf6 2.c4 e6 3.Kc3 Ob4 4.e3 c5 5.Od3 Kc6 6.Of3 Oxc3+ në Mbrojtjen Nimzo-Indiane mban emrin e Hübner.

Kur u prezantuan testet antidoping në shahun ndërkombëtar, Hübner njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja gjermane. Ai i shihte këto teste si shfaqje të pushtetit burokratik që cenojnë dinjitetin e individit. Sipas tij, dopingu në shah nuk mund t'i përmirësojë aftësitë e vërteta të një lojtari, por vetëm mënyrën se si ato zbatohen në lojë. "Gjithmonë gëzohem kur aftësitë e kundërshtarit tim mund të shfaqen plotësisht, sepse atëherë mësoj më shumë," ka thënë ai.[7]

Përveç shahut, Hübner njihej si një nga lojtarët më të mirë në botë të xiangqi që nuk vinin nga Kina.

Jeta personale

Hübner lindi në Këln më 6 nëntor 1948 dhe vdiq në një spital në Këln më 5 janar 2025, në moshën 76-vjeçare. Dy vjet para vdekjes, atij iu diagnostikua kanceri i stomakut dhe iu nënshtrua një operacioni të vështirë.[8]

Ai fliste një duzinë gjuhësh.[9]

Lojëra të shquara

Referime

  1. ↑ "Robert Huebner turns 75". FIDE. Marrë më 4 prill 2024.
  2. ↑ "Petrosian - Huebner Candidates Quarterfinal (1971)".
  3. ↑ "Korchnoi - Huebner Candidates Final 1980/81".
  4. ↑ CHESS; SHOULD CHANCE DECIDE THE OUTCOME OF A MATCH?, Robert Byrne, New York Times, 9 maj 1983
  5. ↑ Hartston, William (1996). The Guinness Book of Chess Grandmasters (në anglisht). Guinness Publishing Ltd. fq. 200. ISBN 0-85112-554-9.
  6. ↑ Winter, Edward (5 janar 2025). "Note 12088. Robert Hübner (1948-2025)". Chess Notes (në anglisht). Marrë më 1 gusht 2025.
  7. ↑ Hübner, Robert (10 dhjetor 2008). "Robert Hübner: 'Von der Willkür der Dopingkontrollen'". ChessBase Schach Nachrichten (në gjermanisht). Marrë më 1 gusht 2025.
  8. ↑ Schulz, André (5 January 2025). "Robert Hübner has passed away". ChessBase.
  9. ↑ Barden, Leonard (13 janar 2025). "Chess: Robert Hübner, four-time world title candidate, dies at 76". Financial Times (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 korrik 2026.

Lidhje të jashtme