Roberta Metsola

Roberta Metsola
MEP
Portreti zyrtar, 2022
Kryetare e Parlamentit Evropian
Titullar
Në detyrë
18 janar 2022
Ushtruese detyre: 11–18 janar 2022
ZëvendëspresidentiOthmar Karas (2022–2024)
Sabine Verheyen (që prej 2024)
Paraprirë ngaDavid Sassoli
Nënkryetare e parë e Parlamentit Evropian
Në detyrë
12 nëntor 2020 – 18 janar 2022
PresidentiDavid Sassoli
Paraprirë ngaMairead McGuinness
Pasuar ngaOthmar Karas
Anëtare e Parlamentit Evropian
për Maltën
Titullar
Në detyrë
24 prill 2013
Paraprirë ngaSimon Busuttil
Të dhëna vetjake
U lind më
Roberta Tedesco Triccas[1]

18 janar 1979 (47 vjeçe)
St Julians, Maltë
Partia politikePartia Nacionaliste
Lidhjet e tjera
politike
Partia Popullore Evropiane
Bashkëshortja/et
Ukko Metsola
​
(m. 2005)​
Fëmijët4
ShkollimiUniversiteti i Maltës
Kolegj i Evropës

Roberta Metsola (lindur më 18 janar 1979) është politikane malteze, aktualisht Presidente e Parlamentit Evropian, që nga 18 janari i 2022. Ajo është gruaja e parë nga Malta dhe e treta në histori që mban këtë post, pas Simone Veil në vitet 1979-1983 dhe Nicole Fontaine në vitet 1999–2002.[2]

Jeta e hershme dhe arsimi

Roberta Metsola lindi në Shën Julian, Maltë, me emrin Roberta Tedesco Triccas. Ajo studioi drejtësi në Universitetin e Maltës dhe më pas vazhdoi studimet pasuniversitare në Kolegjin e Evropës në Brugges, Belgjikë.[3]

Karriera politike

Deputete në Parlamentin Evropian

Metsola u zgjodh për herë të parë si deputete e Parlamentit Evropian më 24 prill 2013, duke zëvendësuar Simon Busuttil. Ajo përfaqëson Partinë Nacionaliste të Maltës dhe është pjesë e grupit të Partive Popullore Evropiane.[4]

Gjatë mandatit të saj, ajo është përqendruar në çështje të migracionit, sundimit të ligjit dhe të drejtat e njeriut. Metsola është shquar për qëndrimin e saj pro-BE dhe kundër korrupsionit në institucionet evropiane.

Presidente e Parlamentit Evropian

Pas vdekjes së papritur të David Sassoli në janar 2022, Metsola u bë presidente në detyrë e Parlamentit Evropian dhe më pas u zgjodh me shumicë votash më 18 janar 2022.[2]

Ajo është e para grua presidente pas 20 vjetësh dhe një nga figurat më të reja që ka mbajtur këtë detyrë.

Pikëpamjet politike

Roberta Metsola është një konservatore e moderuar që ka qenë e angazhuar për promovimin e vlerave të BE-së, lirisë së shprehjes, shtetit të së drejtës dhe luftës kundër dezinformimit. Ajo ka mbështetur proçesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe ka theksuar rëndësinë e përfshirjes së Ballkanit Perëndimor.[5]

Jeta personale

Ajo është e martuar me Ukko Metsola, një qytetar finlandez dhe ka katër fëmijë. Përveç gjuhës malteze, ajo flet rrjedhshëm anglisht, frëngjisht dhe finlandisht.[3]

Referime

  1. ↑ Vogel, Toby (30 prill 2013). "Maltese politician accused of fraud elected to European Parliament" (në anglisht). European Voice.
  2. 1 2 "Roberta Metsola elected EU Parliament president". BBC News (në anglisht). 18 janar 2022.
  3. 1 2 "Roberta Metsola – European Parliament". European Parliament (në anglisht).
  4. ↑ Vogel, Toby (30 prill 2013). "Maltese politician accused of fraud elected to European Parliament" (në anglisht). European Voice.
  5. ↑ "Roberta Metsola outlines EU priorities in address". Politico Europe (në anglisht). 19 janar 2022.