Roland Bejko
Roland Bejko | |
|---|---|
| Nënkryetar i Partisë Demokratike | |
| Në detyrë 2023–2024 | |
| Prefekt i Qarkut Berat | |
| Në detyrë 2005–2007 | |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 9 maj 1962 (64 vjeç) Gjirokastër, Shqipëri |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | Partia Demokratike e Shqipërisë |
| Shkollimi | Universiteti i Gjirokastrës Universiteti Paris 8 École nationale d’administration |
| Profesioni | Politikan, pedagog |
Roland Bejko (lindur më 9 maj 1962) është politikan, pedagog dhe komentator politik shqiptar, anëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe i Këshillit Kombëtar të PD.
Jeta dhe arsimi
Bejko është diplomuar në vitin 1991 për Gjuhë Shqipe dhe Letërsi në Universitetin e Gjirokastrës. Në periudhën 2003–2005 ka ndjekur një master në filozofi politike në Universiteti Paris 8|Universitetin Paris 8 në Francë. Gjatë viteve 2007–2008 ka qenë studenti i parë shqiptar që ka ndjekur École nationale d’administration|(ENA) në Strasburg për administrim publik.[1]
Karriera
Në vitet 2005–2007, Bejko mbajti postin e Prefektit të Beratit. Më pas ka shërbyer si këshilltar në Ministrinë e Brendshme, pranë ministrave Bujar Nishani dhe Flamur Noka.[2]
Në periudhën 2009–2011 është emëruar Drejtor i Përgjithshëm për Hartimin e Politikave të Pushtetit Vendor dhe Integrimit Evropian në Ministrinë e Brendshme. Gjatë kësaj kohe ai përfaqësoi Shqipërinë në delegacionin e Unionit për Mesdheun dhe mori pjesë si ekspert në negociatat për liberalizimin e vizave dhe procesin e integrimit në BE.
Bejko ka përfaqësuar disa herë ministrinë e Brendshme në takime të OKB-së dhe NATO-s, ku ka mbajtur fjalime në emër të qeverisë shqiptare. Në vitin 2011 u largua nga Ministria për të punuar si pedagog në UET.
Ai ishte pjesë e grupit të punës për hartimin e ligjit nr.152/2013 “Për Nëpunësin Civil”, i cili ishte një nga kushtet për marrjen e statusit të vendit kandidat në BE. Në shkurt 2013, me propozim të Kryeministrit Sali Berisha, u emërua drejtori i parë i Shkollës së Administratës Publike, post që e mbajti deri në ardhjen në pushtet të qeverisë Rama.[3]
Përveç angazhimit politik, Bejko ka botuar artikuj dhe opinione në shtypin shqiptar, si dhe ka marrë pjesë në debate televizive mbi çështje politike, ekonomike, gjeopolitike, reforma administrative, fiskale dhe procesin e integrimit evropian. Ai ka dhënë mësim në universitete të ndryshme shqiptare, përfshirë Gjirokastrën, Elbasanin, UET, Luarasin, Albania University dhe Universitetin e Tiranës.
Veprimtaria politike
Roland Bejko është ndër themeluesit e Partisë Demokratike, ku mori pjesë në mbledhjen që zgjodhi komisionin nismëtar të drejtimit të saj. Është ndër themeluesit e degës së PD-së në Gjirokastër dhe i FRPD-së, ku ka shërbyer si kryetar i degës së Gjirokastrës dhe anëtar i kryesisë. Ka qenë disa herë anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, ndërsa në periudhën 2002–2005 ishte pjesë e kryesisë së PDSH, si dhe nënkryetar i PD, gjatë kohës së Bashës.[4][5]
Bejko ka qenë disa herë kandidat për deputet në zgjedhjet parlamentare.
Shih edhe
Referime
- ↑ "CV e Roland Bejkos". BoldNews.al. 29 janar 2023. Marrë më 18 gusht 2025.
- ↑ "GJ-PD-02 Roland Bejko" (PDF). Instituti i Studimeve Politike. prill 2021. Marrë më 18 gusht 2025.
- ↑ "Revista 12" (PDF). Departamenti i Administratés Publike. 29 janar 2023. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 24 tetor 2025. Marrë më 18 gusht 2025.
- ↑ "Nënkryetari i PD, Bejko: Në Foltore janë bashkuar ata që urreheshin në PD, do shqyejnë njëri tjetrin! Nëse Berisha tërhiqet, për 6 muaj zgjedhje". Shqiptarja.com. 10 korrik 2024. Marrë më 18 gusht 2025.
- ↑ "Roland Bejko, emërohet drejtues politik i Partisë Demokratike në qarkun Gjirokastër". RTSH.al. 3 prill 2021. Marrë më 18 gusht 2025.