Romina Kuko
Romina Kuko | |
|---|---|
| Zëvendësministre e Punëve të Brendshme | |
| Në detyrë 9 tetor 2017 – 22 maj 2025 | |
| Deputete në Kuvendin e Shqipërisë | |
Titullar | |
| Në detyrë 11 shtator 2025 | |
| Njësia zgjedhore | Qarku i Korçës |
| Kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës | |
Titullar | |
| Në detyrë 20 qershor 2023 | |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 19 prill 1984 Korçë, Shqipëri |
| Nënshtetësia | Shqiptare |
| Shkollimi | Universiteti i Sheffield-it Shkolla e Studimeve Politike e Këshillit të Europës Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura Akademia e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar |
| Punësimi | Politikane, administratore publike |
Romina Kuko (lindur më 19 prill 1984) është një politikane shqiptare, e cila ka shërbyer si Zëvendësministre e Punëve të Brendshme nga tetori i vitit 2017 deri në shtator 2025. Që nga shtatori i vitit 2025, ajo është deputete e Kuvendit të Shqipërisë, duke përfaqësuar Qarkun e Korçës.
Arsimimi
Kuko ka përfunduar studimet bachelor për paikologji në Universitetin e Sheffield-it. Ajo zotëron një diplomë Master Shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Gjithashtu, ajo ka ndjekur programe të specializuara pranë Shkollës së Studimeve Politike të Këshillit të Europës, Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), Qendra e Gjenevës për Kontrollin Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), si dhe në Akademinë e Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar.
Karriera
Kuko e nisi karrierën e saj në vitin 2006 në Ministrinë e Mbrojtjes së Shqipërisë, duke punuar në Drejtorinë e Integrimit Euroatlantik si specialiste për Europën Qendrore dhe Juglindore.[1][2]
Që nga viti 2010, ajo ka punuar në Departamentin e Bashkëpunimit për Sigurinë në Prezencën e OSBE-së në Shqipëri, duke menaxhuar projekte në lidhje me dhunën në familje, policimin në komunitet, si dhe zbatimin e Rezolutës 1325 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi çështjet gjinore në sektorin e sigurisë.
Ajo shërbeu si Zëvendësministre e Punëve të Brendshme nga tetori 2017 deri në maj 2025.[3] Në vitin 2025, ajo u zgjodh deputete në Kuvendin e Shqipërisë për Qarkun e Korçës.[4][5]
Që nga qershori i vitit 2023, Kuko është zgjedhur Kryetare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.[6][7][8]
Referime
- ↑ "Nga zv-ministre në bashki, kush është kryetarja e re e Këshillit Bashkiak të Tiranës". Gazeta Shqip. 2023-06-20. Marrë më 2025-05-27.
- ↑ "CV e Romina Kuko" (PDF). ISP Albania - Dekriminalizimi. Marrë më 2025-05-27.
- ↑ "Romina Kuko". Ministria e Brendshme (në anglisht). Marrë më 27 maj 2025.
- ↑ "Kandidatët për deputetë". Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Marrë më 27 maj 2025.
- ↑ "Romina Kuko dorëhiqet nga posti i zv.ministres së Brendshme, merr mandatin e deputetes në Korçë". Shqiptarja.com. 2023-06-21. Marrë më 2025-05-27.
- ↑ "Kryetarja e Këshillit Bashkiak Tiranë". Bashkia Tiranë. Marrë më 27 maj 2025.
- ↑ "Betohen këshilltarët e Tiranës, Romina Kuko zgjidhet kryetare e Këshillit Bashkiak". Koha Jonë. 2023-06-27. Marrë më 2025-05-27.
- ↑ "Romina Kuko emërohet në krye të Këshillit Bashkiak të Tiranës". Politiko.al. 2023-06-27. Marrë më 2025-05-27.