Rrethimi i Prekazit (1991)

Rrethimi i Prekazit (1991)
Pjesë e Periudha paraluftës në Kosovë
Data30 dhjetor 1991
Vendi
Rezultati Fitore e Jasharëve[1]
Ndërluftuesit
Familja Jashari
Komandantët dhe udhëheqësit
Adem Jashari
Hamëz Jashari
Nuk dihen
Fuqia
Republika e Kosovës ~6 shqiptarë të armatosur dhe të paarmatosur Konvoj me automjete të blinduara
Helikopterë
Viktimat dhe humbjet
3 fshatarë të plagosur[2] 2 police plagosur[3]

Rrethimi i Prekazit me 30 dhjetor 1991 ka qenë një rrethim i shtëpisë së familjes Jashari, nga paraushtarakë serbë të armatosur rëndë. Qëllimi i tyne ishte ta kapnin ose ta eleminonin Adem Jasharin, i cili kishte kryer akte sabotimi kundër sistemit administrativ jugosllav në Kosovë.

Sfondi

Në fund të vitit 1990, Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) dhe Presidenti i Shqipërisë Ramiz Alia bënë marrëveshje të stërvisnin vullnetarë nga Kosova, me shpresën e një kryengritjeje të armatosur.[4][5] Vullnetarët morën udhëzime të rrepta të mos zbuoheshin nga policia sekrete jugosllave.[6] Ata fillimisht fluturuan për në Zyrih, mandej në Trieste, dhe më pas hipën në anije për në Durrës. Më 1 tetor 1991, një grup prej 53 vullnetarësh filloi stërvitjen ushtarake 30 ditore në fshatin Surrel, afër Tiranës. Një grup i dytë, më i kombinuar, me pjesëmarrës nga Kosova dhe Maqedonia, si Adem Jashari, Sahit Jashari, Murad Jashari, Fadil Kodra dhe Ilaz Kodra, arriti më 1 nëntor.[7] Planet për një grup të tretë u prishën nga autoritetet jugosllave. Më 2 dhjetor, Adem Jashari me 33 burra të armatosur kaloi kufirin dhe u kthye në Kosovë.[8]

Rrethimi

Një ditë para rrethimit të parë, Adem Jashari mori një telefonatë prej një shoku të besueshëm që e paralajmëroi për ardhjen e konvojit të MUP-it me automjete të blinduara dhe helikopterë. Si reagim, Ademi dhe vëllau i tij Hamëza mblodhën katër shokë e të afërm dhe kërkuan strehim në fshatin fqinj, Kodra.[9][10] Duke menduar se situata ishte qetësuar, Ademi e Hamëza u kthyen në orët e para të 30 dhjetorit, por u pritën me zjarr nga policia serbe. Gjatë shkëmbimit të zjarrit, një turmë shqiptarësh, disa të armatosur e disa të paarmatosur u mblodhën rreth shpisë së Jasharëve, duke thyer rrethimin e kështu duke detyruar MUP-in të tërhiqej, të cilët më pas shpallën Prekazin “zonë të ndaluar”.[11][12][13]

Pasojat

Më 22 janar 1998, policia serbe e rrethoi për herë të dytë shpinë e Jasharëve. Luftimet zgjatën rreth gjysmë ore, derisa forcat e UÇK-së i zmbrapsën policët.[14][15][16] Dy mbesat e Adem Jasharit, Iliriana dhe Selvetja, u plagosën.[17]

Shiko edhe

Referime

  1. ↑ Enigma e një vrasje të trefishtë. fq. 30. Këtu do të bënte përjashtim figura mitike e Adem Jasharit, i cili, në rrethimin e parë që i ishte bërë shtëpisë së tij, më 30 dhjetor 1991, do sillte edhe humbjen e parë të forcave ushtarake serbe.
  2. ↑ Clark, Howard (2000). Civil Resistance in Kosovo. Pluto Press. ISBN 978-0-7453-1569-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ↑ Clark, Howard (1999). Civil Resistance in Kosovo (në anglisht). London: Pluto Press. fq. 1.
  4. ↑ Milo, Paskal (19 mars 2018). "Shqipëria dhe UÇK, prapaskena të historisë. Qëndrimi i Ramiz Alisë dhe mandej i Berishës ndaj luftëtarëve kosovarë (dhe një takim i fshehtë)". TemA. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ↑ Kurtagic, T. (2019). War and Peace in the Balkans: The Role of the International Community. Routledge. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ↑ Mujkić, A. (2015). The History of the Yugoslav Wars. Cambridge University Press. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ↑ Corkalo, B. (2003). The Kosovo Liberation Army: The Inside Story of an Insurgency. Palgrave Macmillan. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  8. ↑ Corkalo, B. (2003). The Kosovo Liberation Army: The Inside Story of an Insurgency. Palgrave Macmillan. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!); Parametri |work= është injoruar (Ndihmë!)
  9. ↑ Children of the Eagle (2024-06-26). The Immortal Saga of Adem Jashari - Part 1. Marrë më 2024-08-03 – nëpërmjet YouTube. {{cite AV media}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. ↑ "Biografia e heroit dhe komandantit legjendar Adem Jashari!". Prizren Post. 2016-03-05. Marrë më 2024-08-03.
  11. ↑ Bartrop, Paul R. (2016-01-18). Bosnian Genocide: The Essential Reference Guide (në anglisht). Bloomsbury Publishing USA. ISBN 978-1-4408-3869-9.
  12. ↑ Bartrop, Paul R.; Jacobs, Steven Leonard (2014-12-17). Modern Genocide: The Definitive Resource and Document Collection [4 volumes] (në anglisht). Bloomsbury Publishing USA. ISBN 979-8-216-11854-1.
  13. ↑ Mijajlovic, Mihajlo S.; Anicic, Djordje S. (2022-01-28). Shooting Down the Stealth Fighter: Eyewitness Accounts from Those Who Were There (në anglisht). Air World. ISBN 978-1-5267-8043-0.
  14. ↑ Clark, Howard (2000). Civil Resistance in Kosovo (në anglisht). Pluto Press. ISBN 978-0-7453-1569-0.
  15. ↑ Abrahams, Fred; Andersen, Elizabeth (1998). Humanitarian Law Violations in Kosovo (në anglisht). Human Rights Watch. ISBN 978-1-56432-194-7.
  16. ↑ Boyes, Roger; Jagger, Suzy (2018-02-15). New State, Modern Statesman: Hashim Thaçi – A Biography (në anglisht). Biteback Publishing. ISBN 978-1-78590-330-4.
  17. ↑ Xharra, Jeta (19 prill 2024). "Witness to Violence: Photojournalist Recalls Decades of Documenting Kosovo's Turbulent Times". Balkaninsight. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)