Rusolia

Rusolia
Rusolia ndodhet në Kosova
Rusolia
Rusolia
Vendndodhja e Rusolisë në Kosovë
Highest point
Lartësia2,382 m (7,815 ft)
Koordinatat42°44′59″N 20°14′43″E / 42.7498°N 20.2453°E / 42.7498; 20.2453
Naming
Emri vendasStampa:Native name checker
Language of name
Shqip
Geography
VendndodhjaPejë, Kosovë
Vargu prindAlpet Shqiptare

Rusolia është një majë mali në Alpet Shqiptare në Kosovë. Rusolia ka një lartësi mbidetare prej 2,382 metrash. Ajo është e vendosur në pjesën perëndimore të vendit, 80 km në perëndim të Prishtinës, me një lartësi mbidetare prej 2,361 metra mbi nivelin e detit.[1]

Gjeografia

Maja e Rusolisë gjendet në pjesën veriore të Alpeve Shqiptare, të cilat janë të njohura edhe si Bjeshkët e Nemuna. Peisazhi rreth Rusolisë karakterizohet me lëndina, fusha me boronica, shpate gurore.

Rusolia është pjesë e parkut nacional "Bjeshkët e Nemuna", një hapësirë e mbrojtur prej 630.28 km² e shpallur e tillë për mbrojtjen e ekosistemit alpin, biodiversitetit të tyre dhe formacionit gjeologjik të Alpeve Shqiptare në Kosovën perëndimore.[2]

Klima

Karakteizohet me një klimë kontinentale ku temperatura mesatare është 5 ° C. Muaji më i nxehtë është gushti, më 16 ° C, dhe janari më i ftohtë, me −7 ° C.[3] Reshjet mesatare janë 1,395 milimetra në vit. Muaji më i lagësht është maji me 158 milimetra shi, kurse gushti me 35 milimetra.[4]

Tiparet natyrale

Rusolia njihet për fusha të gjera alpine të mbuluara me lulen edelweis, e cila shpesh quhet edhe si ylli alpin. Gjatë viteve 1970, kjo rrethinë u vendos si rezervat i natyrës pikërisht për ruajtjen e kësaj luleje.

The Edelweiss flower is to be found in the meadows near Rusolia.

Në të njëjtën kohë, studime preliminare u bënë që të vlerësojnë përshtatshmërinë e këtij mali si një vend i mundshëm ushtrimi për skiatorë profesionistë, për shkak të terenit dhe kushteve me borë.[5]

Ngjitja e malit

Një ngjitje e zakonshme e kësaj maje është rreth 14 deri 16 km. Ngjitja klasifikohet si mesatare në vështirësi dhe bën diku 4 deri 5 orë. Qendra më e afërt urbane është Peja.[6]

Foto të tjera

Stanet e barinjëve stinor në fushat alpine pranë kësaj maje mali
Ngjitësit e malit duke pushuar mbi të
Pamje vjeshtore e fushave alpine rreth Rusolisë
Peisazhi prej Rusolisë

Shih edhe

Referime

  1. ↑ Rusolija sa Geonames.org (cc-by); post updated 2012-09-04; database download sa 2015-05-23
  2. ↑ "Parku Kombëtar "Bjeshkët e Nemuna"" (PDF). mmph-rks.org. fq. 12. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 2017-03-06. Marrë më 2017-10-18.
  3. ↑ "NASA Earth Observations Data Set Index". NASA. Arkivuar nga origjinali më 11 maj 2020. Marrë më 30 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ↑ "NASA Earth Observations: Rainfall (1 month - TRMM)". NASA/Tropical Rainfall Monitoring Mission. Arkivuar nga origjinali më 19 prill 2019. Marrë më 30 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ↑ "Rusolia Peak 2382m – Outdoor Kosovo" (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-02-20.
  6. ↑ "Rusolia Peak 2382m – Outdoor Kosovo" (në anglishte amerikane). Marrë më 2026-02-20.