Sabina Kodra

Sabina Kodra
KombësiaAlbania
ProfesioniProducer, writer
Njohur përAgon
Bashkëshorti/jaRobert Budina[1]

Sabina Kodra është producente filmike shqiptare, administratore e projekteve audiovizive dhe avokate për të drejtat e grave në sektorin e audiovizivit dhe medias, me mbi 25 vjet përvojë në prodhime dhe bashkëprodhime ndërkombëtare. Ajo është bashkëthemeluese e kompanisë prodhuese shqiptare EraFilm sh.p.k., e themeluar në vitin 2001, e cila ofron shërbime të plota produksioni për prodhime vendase dhe bashkëprodhime me partnerë evropianë dhe ndërkombëtarë.[2]

Ajo është gjithashtu themeluese e organizatës Albanian Woman in Audiovisual (AWA) dhe njihet për kontributin e saj të vazhdueshëm në zhvillimin e industrisë audiovizive shqiptare dhe në promovimin e barazisë gjinore në media dhe film.[3]


Jeta dhe Edukimi

Sabina Kodra u diplomua në Akademinë e Arteve në Tiranë në 1999, në degën e regjisurës. Formimi i saj akademik i dha bazën për karrierën e saj të mëvonshme në prodhime kinematografike .

Karriera

Në 2001, Sabina Kodra bashkëthemeloi kompaninë EraFilm sh.p.k. me regjisorin Robert Budina, e cila ka prodhuar dhe bashkëprodhuar disa filma shqiptarë me metrazh te gjatë të cilët rezultuan fitues të cmimeve të ndryshëm.[4].

Projekti i parë i rëndësishëm i Sabina Kodra ishte bashkëprodhimi i filmit "Letra Ere" (Letters in the Wind, 2001)[5] i Edmond Budinës, që fitoi çmime cilësie në Itali dhe Greqi në 2003. Ky bashkëprodhim ndërkombëtar vendosi standardet për projektet e ardhshme kinematografike dhe audiovizive të Sabina Kodra. i drejtuar nga Edmond Budina, i cili fitoi çmime cilësie në Itali dhe Greqi në 2003.[6]

Prodhime dhe bashkëprodhime me njohje ndërkombëtare

Kodra vazhdoi të prodhojë filma që fituan njohje ndërkombëtare, përfshirë Balkan Bazaar (2011), një komedi e gjatë nga Edmond Budina, dhe Agon (2012), e drejtuar nga Robert Budina, e cila ishte zgjedhja e Shqipërisë për kategorinë e Filmit të Huaj në çmimet e Akademisë së SHBA-së në 2013[7][8].

Agon (2012, Robert Budina) - Prodhim i Sabina Kodras që u bë kandidatura e Shqipërisë për Oscars 2013 në kategorinë e Filmit të Huaj.[9]

Bota (2014, Iris Elezi & Thomas Logoreci) - Prodhim i Sabina Kodra, kandidatura e Shqipërisë për Oscars 2015.[10]. Regjisorët fituan Çmimin Fedeora në Karlovy Vary International Film Festival 2014.[11]

Burrnesha ( Sworn Virgin, 2015, Laura Bispuri) - Bashkëprodhimi ndërkombëtar i Sabina Kodras[12][13] që u prezantua në konkursin zyrtar të Berlinales 2015[14]. Ky bashkëprodhim fitoi çmime të shumta ndërkombëtare[15]

• Filmi më i Mirë në First Youth Film Festival

• Golden Firebird Award në Hong Kong Film Festival

• Golden Gate Award në San Francisco International Film Festival

• Çmimin Nora Ephron në Tribeca Film Festival

Streha Mes Reve (A Shelter Among the Clouds, 2018, Robert Budina)[16] - Prodhim i Sabina Kodras[17] me premierë botërore në Tallinn Black Nights Film Festival[18]. Ky prodhim u shpërnda në territoret gjermane për më shumë se gjashtë muaj, duke mbledhur rreth 20,000 spektatorë ne Gjermani, dhe u transmetua në Digitalb, RTSH dhe HBO. Prodhimi fitoi çmimet për Filmin më të Mirë në La Valletta International Film Festival[19] dhe çmimet për Aktorin dhe Aktoren më të Mirë në PriFilmFest në Kosovë[20].

My Name Is Sonila[21] në 2019 ishte filmi i shkurtër i saj i cili pati premierën në Cracow International Film Festival dhe më pas u publikua nga Canal+.

Në 2022, mini-seriali The Square of Power[22], i shkruar dhe i drejtuar nga Robert Budina, u transmetua në TV Klan[23].

Pikë Uji (Waterdrop, 2024, Robert Budina) - Projekti i fundit i saj si producente është Waterdrop[24], kandidatura zyrtare e Shqipërisë për edicionin e 97-të të Academy Awards në kategorinë e Filmit Ndërkombëtar[25][26]. Ky prodhim është mbështetur nga Creative Europe MEDIA Mini Slate dhe u përzgjodh në festivalë si Warsaw Film Festival dhe Göteborg Film Festival[27]. Prodhimi Waterdrop i Sabina Kodra mori vëmendje pozitive nga media ndërkombëtare, përfshirë Variety dhe The New York Times.

Bashkëprodhime ndërkombëtare dhe shërbime produksioni

Që nga 2015, Sabina Kodra është pjesë e ACE Producer[28] , një program prestigjioz evropian që trajnon producent të zgjedhur nga e gjithë Europa.

Sabina Kodra aktualisht po punon në disa prodhime dhe bashkëprodhime në zhvillim dhe postprodhim, përfshirë "The Three of Us" nga Suela Bako[29] , dhe "Fires" (bashkëprodhim me Mali të Zi dhe Serbinë).

Filmography

VitiTitulliRegjisoriRoli
2001Letra në ErëEdmond BudinaCo-production, Co-producer
2011Balkan BazaarEdmond BudinaProduction, Producer
2012AgonRobert BudinaProduction, Producer
2014BotaIris Elezi, Thomas LogoreciProduction, Producer
2015BurrneshaLaura BispuriInternational co-production, Co-producer
2018Streha Mes ReveRobert BudinaProduction, Producer
2019Emri Im Është SonilaSuela BakoAudiovisual production, Producer
2019Duart në XhepaErgys MetaAudiovisual production, Producer
2022Katrori i PushtetitRobert BudinaAudiovisual production, Producer
2022Nji Prej NeshErgys MetaProduction, Producer
2024Pikë UjiRobert BudinaProduction, Producer


Avokimi dhe Iniciativat

Në 2018, Kodra themeloi shoqatën Albanian Women in Audiovisual (AWA)[30], e cila synon të fuqizojë gratë në industrinë audiovizive shqiptare. Shoqata arriti të avokojë për një projektligj kundër seksizmit në media[31], i cili u miratua nga Parlamenti Shqiptar në 2023.

Projektet audiovizive të financuara nga BE: Sabina Kodra menaxhon disa projekte audiovizive të financuara nga Bashkimi Evropian, përfshirë "Breaking the Moulds - Shaping the Future"[32]

Podcasti "AJO" dhe iniciativa mediatike audiovizive Sabina Kodra në patneritet me Valbona Sulçe po zhvillon podcastin "AJO", platformën e parë shqiptare të dedikuar grave në audioviziv[33] . Sabina Kodra ka intervistuar figura të shquara si Suela Bako dhe po planifikon episode me zëvendësministren e Kulturës, Lira Pipa. Podcast synon të ngrejë zërat e grave që po formësojnë industrinë audiovizive shqiptare.

References

  1. ↑ "Historia e Dashurisë mes Robert Budina, Regjisor dhe Producentes Sabina Kodra (The Love Story Between Director Robert Budina and Producer Sabina Kodra)". TV Klan. 10 dhjetor 2018. Marrë më 16 janar 2025.
  2. ↑ "EraFilm business profile in Albanian National Center of Cinematography website". Albanian National Center of Cinematography Official Website. Marrë më 16 janar 2025.
  3. ↑ "FILMITALIA – Promozione internazionale del cinema contemporaneo". FilmItalia (në italisht). Arkivuar nga origjinali më 17 shkurt 2025. Marrë më 16 janar 2025.
  4. ↑ [https://wff.pl/en/film/40-waterdrop Warsaw Film festival | International Film entry details - Web] Marrë më 16 janar 2025
  5. ↑ [https://erafilm-albania.com/portfolio/letters-in-the-wind-2/ Letters in the Wind - Era Film Production] Marrë më 16 janar 2025
  6. ↑ [https://filmitalia.org/en/film/27511/ festivals & awards in Italy and Greece - FilmItalia] Arkivuar 13 qershor 2025 tek Wayback Machine Marrë më 16 janar 2025
  7. ↑ "76 Countries in Competition for 2013 Foreign Language Film Oscar®". Oscars (në anglisht). Marrë më 16 janar 2025.
  8. ↑ "Chile's Gloria Joins Growing Number of Oscar Foreign Language Entries: The Full List So Far". The Wrap (në anglisht). 5 shtator 2013. Marrë më 16 janar 2025.
  9. ↑ "Agon movie heading for Albania's Oscar submission". Tirana Times (në anglisht). Tirana Times. Marrë më 20 janar 2026.
  10. ↑ Holdsworth, Nick (21 shtator 2015). "Oscars: Albania Nominates 'Bota' for Foreign-Language Category". The Hollywood Reporter (në anglisht). Marrë më 21 shtator 2015.
  11. ↑ "FEDEORA Federation of Film Critics of Europe and the Mediterranean". FEDEORA (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 12 janar 2011. Marrë më 16 mars 2018.
  12. ↑ "Burrneshat në Berlin, filmi shqiptar konkurron për Çmimin Ariu i Artë". Ora News. Marrë më 16 janar 2025.
  13. ↑ "Burrnesha në Berlinale, mundësia e aktorëve shqiptarë të garojnë me aktorët më të mirë". Sot. 5 shkurt 2015. Marrë më 16 janar 2025.
  14. ↑ [https://www.panorama.com.al/240439/ Sworn Virgin Berlin entry without the help of Albanian movie organisation support | Newspaper - Web] Marrë më 16 janar 2025
  15. ↑ "Sworn Virgin". FestivalScope Pro (në anglisht). Marrë më 20 janar 2026.
  16. ↑ "Streha Mes Reve (Shelter amongst the clouds)". Cineuropa. Marrë më 16 janar 2025.
  17. ↑ "Filmi "Streha Mes Reve" ne kinema (Shelter amongst the clouds in the cinema)". shqiptarja.com. Marrë më 16 janar 2025.
  18. ↑ "A Shelter Among the Clouds Premiere". Pluto Film (në anglisht). Marrë më 16 janar 2025.
  19. ↑ "Filmi shqiptar "Streha mes reve" shpallet më i miri në Valletta Film Festival". ExLibris.al. Marrë më 20 janar 2026.
  20. ↑ ""Streha mes reve" fiton filmi më i mirë në Pri Film Fest". Gazeta Shqiptare. Marrë më 20 janar 2026.
  21. ↑ "My Name Is Sonila". Krakow Film Festival. Marrë më 16 janar 2025.
  22. ↑ "Katrori i Pushtetit me Trajtimin e Problemeve të Shoqërisë Sonë dhe të Vlerave". Sot.com.al. 4 nëntor 2021. Marrë më 16 janar 2025.
  23. ↑ "Katrori i Pushtetit, Seriali më i Ri në Ekranin e TV Klan". TV Klan. 8 dhjetor 2021. Marrë më 16 janar 2025.
  24. ↑ "Albania - Waterdrop". International Feature (në anglisht). Marrë më 16 janar 2025.
  25. ↑ "Waterdrop Enters the Oscars 2025 Race". QKK (në anglisht). 17 shtator 2024. Arkivuar nga origjinali më 16 janar 2025. Marrë më 16 janar 2025.
  26. ↑ "Filmi "Pikë Uji" përfaqëson Shqipërinë në Oscar - International Feature Film". Shqiptarja.com (në anglisht). Marrë më 16 janar 2025.
  27. ↑ [https://program.goteborgfilmfestival.se/en/program/waterdrop Gotenberg Film Festival | Film details - Web] Marrë më 16 janar 2025
  28. ↑ "Selected producers announced for 6th Series Special". ACE Producers (në anglisht). Marrë më 20 janar 2026.
  29. ↑ "MedMeetings catalog 2023 – The Three of Us (Suela Bako)" (PDF). Med Film Festival – MedMeetings (në anglisht). Marrë më 20 janar 2026.
  30. ↑ "New Albania Women in Audiovisual Joins EWA Network". EWA Network (në anglisht). 26 janar 2024. Marrë më 16 janar 2025.
  31. ↑ "Albanian Lobbyists Work to Improve Laws on Equality, Prevention of Sexism, and Gender Representation in Albanian Media". Exit (në anglisht). 6 gusht 2020. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2025. Marrë më 16 janar 2025.
  32. ↑ "Breaking Moulds – Shaping the future". SCiDEV (në anglisht). Marrë më 20 janar 2026.
  33. ↑ "AJO – Podcast i ri në AWA Media". Albanian Woman in Audiovisual. Marrë më 20 janar 2026.