Sahit Kokolli

Sahit Kokolli

Sahit Kokolli xhirues dhe drejtor fotografie, ka lindur më 11 tetor 1955Prishtinë. Nga viti 1975 ka punuar në Televizionin e Prishtinës, në fillim si ndriçues e më vonë asistent i kamerës dhe kameraman. Në vitin 1990 është larguar me dhunë nga puna kur regjimi serb e ka okupuar Televizionin e Prishtinës. Ka punuar me të gjitha sistemet e xhirimit nga ai filmik deri te teknologjia e fundit elektronike. Nga viti 1974 ka marrë pjesë në realizimin e shumë projekteve filmike, dokumentare dhe argëtuese. Pas largimit me dhunë nga puna, në vitin 1993 së bashku me kolegun e tij, montazherin e njohur Fatos Kadiu, themelojnë produksionin privat Vizioni, me të cilin produksion vazhdojnë të njëjtën veprimtari në realizimin e projekteve video dhe audio. Nga viti 2000 Sahit Kokolli angazhohet si xhirues në Kosovë për televizionin publik të Gjermanisë ARD, punë të cilën e kryen edhe aktualisht.

Projektet filmike

  • Era dhe lisi, 1978 – asistent kamere
  • Tre vetë kapërcejnë malin, 1980, ndihmës kamere
  • Era e mollës, 1993, drejtor fotografie
  • Gjurmët, 1997, drejtor fotografie
  • Vesa, 1997, drejtor fotografie
  • Vjeshta e trëndafilave, 2000, drejtor fotografie
  • Lahutari i fundit, 2009, regjisor e drejtor fotografie

Projektet televizive

  • Pa pengesa, serial humoristik televiziv, 1982-1984
  • Jeta e një toke, serial televiziv, 2000, drejtor fotografie

Projektet dokumentare

  • Hasi i thatë, 1979, xhirues
  • Portreti i Aleksandër Xhuvanit, 1980, xhirues
  • Me Arbëreshët e Italisë, 1980, xhirues
  • Portreti i Ibrahim Kodrës, 1988, xhirues

Lidhje e jashtme