Saimir

Saimir
Saimir
RegjiaFrancesco Munzi
ProducentëCristiano Bortone
Në role kryesoreMishel Manoku
Xhevdet Ferri
MuzikaGiuliano Taviani
Premiera
  • 2004 (2004)
Kohëzgjatja88'
ShtetiItali
GjuhaItalisht-Shqip


Saimiri (Mishel Manoku) është një i ri që jeton me të jatin (Xhevdet Ferri) në periferinë laziale. Edmonti, i jati i Saimirit, trasporton emigrantët që sapo zbarkojnë në brigjet italiane. Saimiri e ndihmon herë pas here, por gjithmonë e me shumë kerkon lirinë e vet larg të jatit. Perpiqet të krijoj raporte me bashkëmoshatarët e vet italiane por pa sukses. Njëe natë në kamionin e të jatit njeh një vajzë të re të cilën trafikantet e kishin për prostitucion. Saimiri perpiqet ta lirojë me forcat e tij, nuk ja del dot dhe në fund hakmerret ashpër kundër të gjithve. Ky është filmi i parë i regjisorit Francesco Munzi, "Saimir" është ndoshta filmi i parë italian që arrin me një farë suksesi të pasqyrojë një pjesë të realitetit shqiptar larg shablloneve të zakonshme. Interpretimi i Xhevdet Ferri dhe i debutuesit Mishel Manoku u priten mjaft mirë nga kritika italiane. Pjesa më e madhe e dialogëve janë në shqip.

AKTORET

Xhevdet Ferri ... Edmond

Anna Ferruzzo ... Simona

Lavinia Guglielman ... Michela

Mishel Prela ... Saimir