Saimir Kodra

Saimir Kodra
Lindi11 shkurt 1974 (52 vjeç)
Tiranë, Shqipëri
KombësiaShqiptare
ProfesioniGazetar, prezantues televiziv, aktor zëri
Vite aktivitetiVitet 2000–aktualisht
Njohur përFiks Fare
Bashkëshorti/ja
Ada Kasneci
(m. 2014)
[1]
Fëmijë1

Saimir Kodra (lindur më 11 shkurt 1974) është gazetar, prezantues televiziv, dhe aktor shqiptar. Ai është bërë i njohur për drejtimin e emisionit investigativ Fiks FareTop Channel dhe më pas StopTV Klan.

Jeta dhe karriera e hershme

Kodra u lind në Tiranë dhe u bë i njohur për humorin dhe mënyrën e drejtpërdrejtë të komunikimit. Zëri i tij është përdorur për dublimin e disa personazheve ikonë si Lumière në E Bukura dhe Bisha, Mushu në Mulan, Xhimini Kriket dhe Llampa në Pinoku, Guvernatori Ratcliffe në Pocahontas, Gomari në Shrek si dhe Lord Farquaad ne Shrek Majmuni në Shrek Përgjithmonë, Gjuetari në Borëbardha dhe Shtatë Xhuxhët si dhe Timoni në Mbreti Luan.[2]

Karriera televizive

Kodra nisi karrierën e tij televizive si moderator në emisionin satirik dhe investigativ Fiks FareTop Channel së bashku me "Doktorin" (Gent Pjetrin), ku qëndroi deri në vitin 2013.[3][4] Pas largimit, ai iu bashkua Agon Channelit, ku drejtoi një format investigativ të ngjashëm me Fiks Fare me Gentian Zenelajn i titulluar Ça thu, i cili vazhdoi deri në mbylljen e kanalit televiziv. Më pas, ai kaloi në TV Klan, ku së bashku me Gentian Zenelajn nisi emisionin investigativ Stop.[5][6]

Aktiviteti politik

Pas angazhimit në media, në vitin 2007 Kodra vendosi t’i futej politikës. Ai u paraqit si kandidat i shoqërisë civile, i mbështetur nga opozita e kohës, për zgjedhjet e pjesshme në Pogradec, ku humbi përball kandidatit rival Eris Hoxha.[7]

Jeta personale

Ai është i martuar me gazetaren Ada Kasneci së bashku kanë një djalë, Aleksandrin.[8]

Referime

  1. "Saimir Kodra planifikon ceremoninë e dasmës më 2 shtator të këtij viti". Panorama. 1 mars 2014. Marrë më 20 gusht 2025.
  2. "Një ndër humoristët dhe moderatorët më të dashur/ Saimir Kodra feston sot 49 vjetorin e lindjes". CNA. 11 shkurt 2023. Marrë më 20 gusht 2025.
  3. "Saimiri largohet nga Fiks Fare". Telegrafi. 2013. Marrë më 20 gusht 2025.
  4. "Saimiri, djali: Ambiciet për politikë dhe 10 vitet e Fiks-it". Top Channel. 28 dhjetor 2012. Marrë më 20 gusht 2025.
  5. "Saimir Kodra ikën nga "Fiks Fare", oferta tunduese nga Agon Channel". Durres Lajm. Marrë më 20 gusht 2025.
  6. "Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj nisin "Ca thu?"". Panorama. 12 nëntor 2013. Marrë më 20 gusht 2025.
  7. "Kandidati i pozitës Eris Hoxha fiton mandatin e deputetit në Pogradec". Forumi Shqiptar. 18 maj 2007. Marrë më 20 gusht 2025.
  8. "Babi Saimiri pati një vizitor të veçantë në studion e emisionit "Stop"!". Bordo. 5 prill 2019. Marrë më 20 gusht 2025.