Samir Mane
Samir Mane | |
|---|---|
![]() Mane në maj 2023 | |
| Lindi | 24 dhjetor 1967 (58 vjeç) |
| Nënshtetësia | Austrian |
| Arsimi | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave |
| Profesionet |
|
| Mane Foundation[1] | |
| Njihet për |
|
| Bashkëshorti/ja | Eva Mane |
| Fëmijë | 4 fëmijë (një vajzë dhe tre djem) |
| Nderimet | Çmimi "Për Merita të Veçanta Civile" (2016)[2] Dekoratë e Lartë e Nderit për Shërbimet ndaj Republikës së Austrisë (2019)[2] |
| Faqja në internet | www.balfingroup.com |
Samir Mane (lindur më 24 dhjetor 1967 në Korçë) është sipërmarrës shqiptar, themelues dhe president i BALFIN Group, grup investimesh me seli në Tiranë që vepron në tregtinë me pakicë, pasuritë e paluajtshme, shërbime financiare, turizëm, logjistikë etj..[3][4] Mane është pronari i vetëm i grupit.[5] Sipas të dhënave të vetë grupit, BALFIN përfshin rreth 60 shoqëri, është i pranishëm në 13 vende të Evropës dhe të Amerikës së Veriut dhe punëson rreth 5000 persona.[4]
Në vitin 2025 Mane u bë shqiptari i parë i përfshirë në listën vjetore të miliarderëve të revistës Forbes, me një pasuri të vlerësuar në 1.4 miliardë dollarë.[6] Në listën e vitit 2026 ai renditet i 2177-ti në botë, me 1.9 miliardë dollarë.[3][7]
Mane kontribuon për të mbështetur aktivitetet filantropike nëpërmjet Fondacionit Mane.[8]
Jeta e hershme dhe arsimi
Mane lindi më 24 dhjetor 1967 në Korçë, i dyti nga tre vëllezër.[9] Studioi gjeologji në Fakultetin e Gjeologjisë dhe Minierave të Universitetit të Tiranës.[10] Në vitin 1991, ende student, u largua nga Shqipëria: pas një udhëtimi 36-orësh me autobus mbërriti në Vjenë, ku u regjistrua si refugjat dhe kaloi më shumë se gjashtë muaj në një kamp refugjatësh. Gjatë kësaj kohe mësoi gjermanisht dhe aplikoi në Universitetin Teknik të Vjenës për të vazhduar studimet për gjeologji.[10] Në Vjenë punoi edhe si përkthyes.[9]
Karriera
Fillimet: Alba-Trade dhe Neptun (1993–2004)
Në vitin 1993 Mane themeloi në Vjenë shoqërinë Alba-Trade, e cila shiste në Shqipëri pajisje elektroshtëpiake dhe elektronike të sjella nga Austria.[3][11] Prej saj u zhvillua Neptun, rrjet dyqanesh të elektronikës që më pas u shtri në Maqedoninë e Veriut (1998) dhe në Kosovë (2007).[11] Në vitin 2002 ai hyri në zhvillimin e pasurive të paluajtshme me shoqërinë Mane TCI.[11]
Qendrat tregtare dhe zgjerimi rajonal (2005–2014)
Në vitin 2005 Mane u kthye në Shqipëri dhe hapi në Tiranë Qendrën Tregtare Univers (QTU), qendrën e parë tregtare në vend, së bashku me rrjetin e supermarketeve Euromax.[3][11] Në vitin 2011 u hap Tirana East Gate (TEG), qendra tregtare më e madhe në Shqipëri,[10] dhe po atë vit grupi solli në vend rrjetin grek të lodrave, kinkalerive, dekorit, etj Jumbo.[11]
Në Maqedoninë e Veriut grupi ndërtoi Skopje City Mall (2012), të cilin ia shiti shoqërisë britanike Hystead në tetor 2016 për 92 milionë euro,[12] dhe East Gate Mall në Shkup, të përuruar më 29 tetor 2021 pas një investimi prej 103 milionë eurosh.[13]
Grupi BALFIN, nën drejtimin e Mane, veproi për disa vite edhe në industrinë minerare: në vitin 2013 bleu AlbChrome në Shqipëri dhe në vitin 2018 NewCo Ferronikeli në Kosovë.[11] Të dyja iu shitën grupit turk Yildirim; shitja e AlbChrome u përmbyll në janar 2022,[14] ndërsa ajo e Ferronikelit u njoftua në qershor të po atij viti.[15]
Turizmi, sektori i shërbimeve financiare dhe tregtia (2015–sot)
Në vitin 2015 nisi ndërtimi i Green Coast, resort turistik dhe rezidencial në Palasë, riviera shqiptare.[11] Faza e parë përfundoi në vitin 2022; sipas Forbes, kostoja e përgjithshme e projektit pritet të arrijë rreth 900 milionë dollarë.[10] Në vitin 2025 në resort u hap Green Coast Hotel – MGallery Collection, me 131 dhoma dhe suita, hoteli i parë i markës MGallery të grupit francez Accor në Shqipëri.[16]
Në mars 2019 BALFIN, së bashku me Komercijalna Banka të Shkupit, bleu 98.83% të aksioneve të Tirana Bank nga Piraeus Bank për 57.3 milionë euro, duke hyrë kështu në sektorin bankar.[17]
Në korrik 2023 Vlora Marina, projekt në të cilin grupi është pjesërisht i përfshirë, nënshkroi marrëveshje me Marriott International për një hotel me pesë yje dhe apartamente të markës në Vlorë, me vlerë rreth 100 milionë euro.[18]
Në mars 2025 grupi ia shiti rrjetin SPAR Albania grupit kosovar Viva Fresh,[19] ndërsa në qershor të po atij viti lidhi marrëveshje franshize me francezët e Kiabi dhe me rrjetin danez Flying Tiger Copenhagen për hapjen e 50 dyqaneve në Ballkanin Perëndimor brenda katër vjetësh.[20] Për vitin 2024 BALFIN raportoi fitim neto të konsoliduar prej 113 milionë eurosh, 28% më shumë se një vit më parë;[21] sipas grupit, EBITDA e konsoliduar për vitin 2025 ishte 163 milionë euro.[4]
Në fushën e arsimit, Tirana Business University u bë pjesë e grupit në vitin 2014; në vitin 2023 BALFIN u bë aksioneri kryesor i saj dhe mori drejtimin e universitetit.[22]
Zgjerimi jashtë rajonit
Austria
Sipas grupit, deri në maj 2025 BALFIN kishte investuar në Austri mbi 100 milionë euro në projekte banimi dhe me përdorim miks në Vjenë dhe në Gmunden.[23] Në vitet 2025–2026 ai bleu në Vjenë ish-ndërtesën e Drejtorisë së Hekurudhave Federale (Bundesbahndirektionsgebäude) dhe një objekt tregtar prej 16 000 m² në Nordbahnstraße 50, me synimin për ta çuar portofolin austriak në 200 milionë euro.[24]
Shtetet e Bashkuara dhe Kanadaja
Në vitin 2023 u themelua në Nju-Jork Balfin Americas, dega e grupit për Amerikën e Veriut. Deri në nëntor 2025 ajo kishte kryer katër investime në pasuri të paluajtshme në shtetet Nju-Jork dhe Nju-Xhersi,[25] ndër to kompleksin e zyrave 340 Mount Kemble në Morristown, blerja e të cilit me partnerë amerikanë u njoftua në mars 2025.[26] Në maj 2024 grupi njoftoi projektin e tij të parë në Kanada, një kompleks banimi me 27 njësi në Vankuver, me vlerë rreth 40 milionë euro.[27]
Marrëveshja me Jumbo S.A.
Në maj 2026 BALFIN dhe shoqëria greke Jumbo S.A. nënshkruan një marrëveshje që e shtrin partneritetin e tyre ekskluziv në gjashtë tregje të reja: Armeni, Azerbajxhan, Gjeorgji, Kazakistan, Ukrainë dhe Uzbekistan. Deri atëherë BALFIN e përfaqësonte markën në Shqipëri, Kosovë, Bosnjë-Hercegovinë, Mal të Zi dhe Moldavi.[28][29] Sipas marrëveshjes, grupi do të ngrejë një qendër logjistike në Kinë dhe do të menaxhojë vetë zinxhirin e furnizimit për tregjet e reja.[29]
Besimi i Institucioneve Financiare Nderkombëtare
Në gusht 2026 Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC), pjesë e Grupit të Bankës Botërore, bëri publik propozimin për një paketë huaje prej 140 milionë eurosh për BALFIN, në mbështetje të hyrjes së tij me tregtinë me pakicë në Ukrainë dhe në Kaukazin e Jugut dhe të zhvillimit të turizmit në Shqipëri.[5]
Gjermania
Në gusht 2026 gazeta e specializuar Immobilien Zeitung raportoi se BALFIN ishte pranë blerjes së qendrës tregtare historike «Tietz» pranë stacionit qendror të Mynihut, pjesë e masës së falimentit të grupit Signa, me një çmim të pritshëm 110–120 milionë euro.[30] Në shtator u raportua se grupi po blinte edhe qendrat tregtare Galeria në Hanover dhe në Bon.[31][32] Sipas një shkeimi të zgjeruar të botuar po atë muaj në Frankfurter Allgemeine Zeitung, grupi planifikon të hyjë në tregun gjerman përmes blerjes së ndërtesës «Tietz».[33] Sipas këtyre raportimeve, deri në shtator 2026 blerjet nuk ishin konfirmuar zyrtarisht si të përmbyllura.
Pasuria
Forbes e përfshiu Manen për herë të parë në listën e miliarderëve në vitin 2025, në vendin e 2356-të, me 1.4 miliardë dollarë.[34][6] Në prill të atij viti revista i kushtoi një profil të posaçëm, ku e përshkruan si miliarderin e parë dhe të vetëm të Shqipërisë.[10] Në listën e vitit 2026 ai u rendit i 2177-ti, me një pasuri të vlerësuar në 1.9 miliardë dollarë.[3][7]
Filantropia
Në vitin 2023, në 30-vjetorin e grupit, u krijua Fondacioni Mane, i cili mbështet nisma në arsim, mjedis, shëndetësi dhe zbutjen e varfërisë.[35][36]
Jeta personale
Mane është i martuar me Eva Manen dhe ka katër fëmijë, tre djem dhe një vajzë.[37] Familja u zhvendos nga Vjena në Tiranë në vitin 2005.[10] Ai jeton në Tiranë.[3]
Nderime dhe vlerësime
- 2008: Financial Times e përfshiu në listën «Who's who: People to watch in business».[38]
- 2012–2023: Konsull nderi i Tajlandës në Shqipëri.[39]
- 2016: Titulli «Për Merita të Veçanta Civile», dhënë nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.[40]
- 2019: Dekorata e Lartë e Nderit për Shërbime ndaj Republikës së Austrisë, akorduar nga Presidenti Alexander Van der Bellen dhe dorëzuar më 8 korrik 2019 në Tiranë nga ambasadori Johann Sattler, për rolin e tij në ekonominë shqiptare dhe në lidhjet mes dy vendeve.[41]
Përveçse një sipërmarrës gjithnjë e më i suksesshëm, Samir Mane është në të njëjtën kohë një filantrop i mirënjohur. Grupi BALFIN njihet si një prej kontributorëve më të mëdhej të përgjegjësisë sociale të korporatave në Ballkanin Perëndimor, duke mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm në arsim, mjedis, shëndet dhe mirëqenie si edhe në Zbutjen e Varfërisë nëpërmjet Fondacionit Mane[42].
Shih edhe
Lidhje të jashtme
Referime
- ↑ BALFIN Group Celebrates Its 30th Anniversary - Major Announcements in Expansions and Philanthropy - AMCHAM
- 1 2 "Presidenti i Austrisë vlerëson me dekoratën e lartë të nderit biznesmenin Samir Mane". BalkanWeb.
{{cite web}}: Mungon ose është bosh|url=(Ndihmë!); Është injoruar "url https://www.balkanweb.com/presidenti-i-austrise-vlereson-me-dekoraten-e-larte-te-nderit-biznesmenin-samir-mane/" (Ndihmë!) - 1 2 3 4 5 6 "Samir Mane" (në anglisht). Forbes. Marrë më 2026-10-02.
- 1 2 3 "BALFIN Group" (në anglisht). BALFIN Group. Marrë më 2026-10-02.
- 1 2 "Balfin Expansion (Project 52302)" (në anglisht). International Finance Corporation. 2026-08-28. Marrë më 2026-10-02.
- 1 2 "Samir Mane, the first Albanian billionaire on the Forbes list" (në anglisht). Telegrafi. 2025. Marrë më 2026-10-02.
- 1 2 "Forbes: Only One Billionaire Linked to Albania" (në anglisht). Atlantiku. 2026-03-13. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Inisiativa - Krijohet Fondacioni Mane, presidenti i BALFIN shton kontributin për njerëzit në nevojë". Syri | Lajmi i fundit. 2023-06-23. Marrë më 2024-01-17.
- 1 2 "Nga student në sipërmarrës: Open lecture by Samir Mane". University of New York Tirana. 2023-05-24. Marrë më 2026-10-02.
- 1 2 3 4 5 6 Tognini, Giacomo (2025-04-19). "How This Refugee Became Albania's First Billionaire" (në anglisht). Forbes. Marrë më 2026-10-02.
- 1 2 3 4 5 6 7 "History" (në anglisht). BALFIN Group. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "UK-based Hystead buys largest Macedonian shopping centre" (në anglisht). SeeNews. 2016-10-25. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Samir Mane and BALFIN Group inaugurate the largest shopping center in Macedonia" (në anglisht). Balkanweb. 2021-10-30. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ Petrushevska, Dragana (2022-01-21). "Albania's Balfin wraps up sale of Albchrome to Turkey's Yildirim Group" (në anglisht). SeeNews. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Who is the large Turkish group Yildirim that bought Ferronikeli, these are its investment plans" (në anglisht). Gazeta Express. 2022-06-08. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Accor's MGallery opens Green Coast Hotel in Albania" (në anglisht). HotelsMag. 2025-07-10. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Piraeus Bank S.A. announces that it has completed the sale of its shareholding (98.83%) in its Albanian subsidiary, Tirana Bank Sh.A." (në anglisht). Piraeus Bank. 2019-03-04. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Marriott to open five-star hotel, branded apartments in Albania's Vlora" (në anglisht). SeeNews. 2023-07-28. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Kosovo's Viva Fresh Group acquires Spar Albania" (në anglisht). SeeNews. 2025-03-21. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Albania's Balfin to open 50 Flying Tiger stores in Western Balkans" (në anglisht). SeeNews. 2025-06-17. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ Hodo, Genta (2025-08-28). "Albania's Balfin grows consolidated net profit 28% in 2024" (në anglisht). SeeNews. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "About Us" (në anglisht). Tirana Business University. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "BALFIN AUSTRIA: 100-million-euro Investments" (në anglisht). Albanian Daily News. 2025-05-13. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "BALFIN Group signals Germany expansion through Austria investments" (në anglisht). EQS News (njoftim për shtyp i BALFIN Group). 2026-04-29. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Building a US Presence: Balfin Americas' Expanding Vision" (në anglisht). GRI Institute. 2025-11-26. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Albania's Balfin co-acquires commercial property in New Jersey" (në anglisht). SeeNews. 2025-03-04. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "BALFIN Group Lands in Canada, New Real Estate Project in the Making" (në anglisht). Albanian Daily News. 2024-05-03. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ Hodo, Genta (2026-05-28). "Albania's Balfin extends Jumbo franchise to six Eurasian countries" (në anglisht). SeeNews. Marrë më 2026-10-02.
- 1 2 "Jumbo expands into 6 new markets" (në anglisht). Naftemporiki. 2026-05-27. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ Thomeczek, Harald (2026-08-06). "Albanian billionaire makes a move for Signa's Tietz department store in Munich" (në anglisht). Immobilien Zeitung. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ Thomeczek, Harald (2026-09-10). "Albanischer Milliardär angelt sich wohl die nächsten Galeria-Immobilien" (në gjermanisht). TextilWirtschaft. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Galeria-Kaufhof Hannover: Unternehmer aus Albanien übernimmt das Gebäude" (në gjermanisht). t-online. 2026-09-17. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Nga jeta si emigrant, te një prej biznesmenëve më të suksesshëm në rajon! "Frankfurter Allgemeine Zeitung": Samir Mane investon edhe në Gjermani". Tellalli. 2026-09-23. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Forbes lists Samir Mane among the world's richest people" (në anglisht). Balkanweb. 2025. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Krijohet Fondacioni Mane, presidenti i BALFIN shton kontributin për njerëzit në nevojë". Balkanweb. 2023. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "BALFIN Group 30 years: major announcements regarding expansion and philanthropy" (në anglisht). Albanian Daily News. 2023-06-17. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Samir Mane flet për herë të parë për bashkëshorten e tij". Dritare.net. 2018-04-15. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ Hope, Kerin (2008-03-26). "Who's who: People to watch in business" (në anglisht). Financial Times. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Honorary Consulate of Thailand in Tirana" (në anglisht). Aid Air. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Presidenti Nishani dekoron biznesmenin Samir Mane me titullin "Për Merita të Veçanta Civile"". CNA. 2016-02-20. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Presidenti i Austrisë vlerëson me "Dekoratën e Lartë të Nderit" biznesmenin Samir Mane". Balkanweb. 2019-07-09. Marrë më 2026-10-02.
- ↑ "Krijohet Fondacioni Mane, Presidenti i Balfin shton kontributin për njerëzit në nevojë". www.balkanweb.com. Marrë më 2024-01-24.
- Gabime CS1: Parametra të pa emëruar
- Gabime CS1: Mungon adresa
- Biografi shqiptare
- Njerëz nga Korça
- Njerëz që jetojnë
- Miliarderë shqiptarë
- Sipërmarrës shqiptarë
- Investitorë shqiptarë
