Segovia
Segovia | |
|---|---|
Qytet | |
![]() Stema | |
| Popullsia | |
• Total | 56.660 |
| Faqja zyrtare | www.segovia.es |
Segovia është qytet në rajonin autonom të Castile dhe León. Segovia është kryeqyteti i provincës Segovia.
Etimologjia
Banorët e parë të qytetit e kanë emëruar Segobriga, që domethënë Sego (fitore) dhe briga (qytet). Kështu që emri mund të përkthehet "Qyteti i fitores". Romakët dhe Arabët e kanë quajtur Segovia (Σεγουβία, Ptolomeo ii. 6. § 56) dhe Šiqūbiyyah (شقوبية).
Gjeografia
Segovia ndodhet afër Valladolidit dhe Madridit. Segovia është një nga nëntë provinca që e bë komunitet autonom të Castile dhe León, Burgos, Valladolid që shtrihen në veri, Ávila në perëndim, Madridi dhe Guadalajara në jug dhe Soria në lindje.
Edukimi
Segovia ka shumë shkolla fillore dhe të mesme. IES Mariano Quintanilla është më e vjetra e cila u themelua më 1845. Një pjesë e madhe e popullsisë studentore marrin pjesë në shkollat fillore dhe të mesme, ndërsa shkollimi private në Segovia është kryesisht fetare në natyrë.
Kultura
Muzet
- Muzeu gastronomik i Segovias
- Muzeu i Segovias
- Muzeu del Pasado
- Muzeu i Kadetrales
- Muzeu Zuloaga
- Qendra e jehudëve
MUCES
MUCES është një festival i kinemasë evropiane e cila mbahet një herë në vit, zakonisht mbahet në nëntor.
Binjakëzimet
Edinburgh, Mbretëria e Bashkuar
Tours, Francë
Gangdong-gu, Seoul, Korea Jugore

