Seminari Papnor Shqiptar
Seminari Papnor Shqiptar ose Kolegjia Papnore Shqyptare është një seminar jezuit me vendndodhje në Shkodër, Shqipëri.
Fillimisht u hap në vitin 1859 në Shkodër, në atë kohë qendra e Vilajetit të Shkodrës së Perandorisë Osmane. Më 1870, seminari solli në jetë shtypshkronjën e vet të quajtur "Shtypshkroja e Zojës s'Papërlyeme".[1] Shtypshkronja botoi në 1876 librin e vet, Doktrina e Krishterë të Engjell Radojës (1820-1880), që do të pasohej nga shumë të tjerë.[2]
Me ardhjen e komunizmit në Shqipëri, jezuitët do të ishin shënjestra të persekutimit. Rektori i kolegjit At Daniel Dajani do të arrestohej së bashku me At Gjon Faustin (nënprovincial të jezuitëve) më 31 dhjetor 1945.[3] Ata u ekzekutuan më 4 mars 1946. Në prill 1946, autoritetet mbyllën të gjitha institucionet jezuite dhe Urdhri i Jezuitëve u shpall i jashtëligjshëm.[4] Me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë në vitin 1991, kolegji u rihap në tetor të po atij viti.[4]
Alumni
- Ndoc Nikaj, shkrimtar dhe historian
- Preng Doçi, veprimtar dhe poet antiosman
- Lazër Shantoja, shenjtor, poet dhe përkthyes
Referime
- ↑ Robert Elsie (2010), Historical Dictionary of Albania, Historical Dictionaries of Europe, vëll. 75 (bot. 2), Scarecrow Press, fq. 213, ISBN 978-0810861886
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Robert Elsie (2001), A Dictionary of Albanian Religion, Mythology, and Folk Culture, NYU Press, fq. 132, ISBN 978-0814722145
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - ↑ Owen Pearson (2006), Albania in the Twentieth Century, A History, vëll. II: Albania in Occupation and War, 1939–45, I. B. Tauris, fq. 493, ISBN 978-1845110147
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!) - 1 2 Sabrina P. Ramet (1998), Nihil Obstat: Religion, Politics, and Social Change in East-Central Europe and Russia, Duke University Press Books, fq. 214, 224, ISBN 978-0822320708
{{citation}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)