Semiramis Alia
Semiramis Alia lindi në Elbasan në vitin 1925, bashkëshorte e Ramiz Alisë. Ajo ishte vajza e profesorit të njohur Aleksandër Xhuvani. Semiramis Alia, ndryshe nga shumë gra të ish-udhëheqësve komunistë, nuk u mor me politikë, por punoi si pedagoge në Fakultetin e Shkencave. Bashkëshortja e Ramiz Alisë vdiq në vitin 1986 nga një sëmundje e rëndë.
Ramizi dhe Semiramisi u njohën gjatë punimeve të Konferencës së Rinisë për Shqipërinë e Mesme dhe të Veriut mbajtur më 2 tetor 1944 në Priskë[1], më pas u ritakua në Moskë ku gjendeshin me studime. Ai vazhdimisht ka folur me shumë dobësi për të, duke e përshkruar me shumë dashuri në librin biografik "Jeta ime". Nga martesa e Ramizit dhe Semiramisit lindën tre fëmijë. Dy vajza, Zanën, Besën, si dhe një djalë, Arbeni.
Ajo vdiq në vitin 1985 nga një sëmundje e rëndë, vit në të cilin ndërroi jetë edhe nëna e Ramiz Alisë.
Referime
- ↑ Alia, Ramiz (1988). Enveri ynë. Tiranë: 8 Nëntori. fq. 72.
{{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri|language=(Ndihmë!)