Serenay Sarıkaya

Serenay Sarıkaya
Lindi1 korrik 1992 (30 vjet)
ProfesioniAktore, modele
Vite aktiviteti2006–tani

Serenay Sarıkaya (lindi më 1 korrik 1992) është një aktore dhe modele turke e njohur më së shumti për Medcezir dhe Fi.

Ajo u diplomua në degën e teatrit të Liceut të Arteve të Bukura në Stamboll. Në moshën katërmbëdhjetë vjeçare, ajo bëri debutimin e saj në aktrim me një pjesë të vogël në filmin Şaşkın (2006) dhe filmin Plajda (2008). Roli i saj i parë kryesor është në serialin fantazi për fëmijë Peri Masalı (2008). Me Kaan Urgancıoğlu, ajo luajti në serialin Limon Ağacı (2008) dhe filmin e shkurtër anglez Hoşçakal.

Roli i saj i madh është "Sofia" në serialin e hitit komedik të krimit Adanalı (2008–10). Ajo rriti popullaritetin e saj duke marrë rolet kryesore në serialet Lale Devri (2010-2013) dhe Medcezir (2013-2015).

Me Nejat İşler, ajo vazhdoi karrierën e saj filmike në seritë e filmave ekskluzive Behzat Ç. Ankara Yanıyor dhe İkimizin Yerine. Që nga viti 2019, Sarıkaya performon në "Alice Müzikali", e cila është një përshtatje muzikore e bazuar në Alice in Wonderland. Ajo mori vlerësime kritike dhe fitoi vlerësime të shumta, duke përfshirë dy çmime Golden Butterfly.

Në moshën pesëmbëdhjetë vjeç, ajo mori pjesë në një konkurs bukurie dhe mori një çmim special nga juria në Konkursin Evropian të Bukurisë për të Rinjtë. Më vonë, Sarıkaya u bë nënkampionja e parë në Miss Turqia 2010. Përveç karrierës së saj të aktrimit, Sarıkaya është shfaqur në shumë filma reklamues dhe është fytyra e markave të shumta. Në vitin 2014, ajo u zgjodh si Femra e Vitit nga GQ Türkiye.

Jeta e hershme

Serenay Sarıkaya lindi më 1 korrik 1992 në Ankara, nga Seyhan Umran dhe Mustafa Sarikaya.[1][2][3][4] Ajo banoi me familjen në Antalia deri në moshën 7-vjeçare kur prindërit e saj u ndanë. Pas rimartesës së babait të saj, ajo u shpërngul në Stamboll me nënën e saj.[5][6] Ajo më vonë përshkroi përvojën e saj të rritjes pa të atin në një intervistë: "Për një vajzë të vogël, babai është një faktor i veçantë në evolucionin e saj. Të rritesh pa babanë është një përvojë e madhe".[7] Në atë kohë, kur donin të vendosnin për jetesën e tyre në Antalia ose Stamboll, Sarıkaya i tha nënës së saj se donte të bëhej aktore dhe e detyroi nënën e saj të transferohej në Stamboll.[8] Sarıkaya filloi të studionte në shkollën e mesme të Antalias Saime Salih Konca. Por ajo u zhvendos në Stamboll. Ajo u diplomua në degën e teatrit në Shkollën e Lartë e Arteve të Bukura. Edhe pse ka dashur të vazhdojë studimet në universitet, ende nuk ka marrë asnjë diplomë. Gjatë fëmijërisë së saj, Sarıkaya donte të bëhej modele.[9] Ajo ka qenë një lojtare e zjarrtë e volejbollit dhe gjithashtu merr pjesë shpesh në basketboll. Ajo është gjithashtu e interesuar për tenisin dhe kërcimin latin.[10][11] Në moshën 15-vjeçare, Sarıkaya mori pjesë në Konkursin Evropian të Bukurisë për Rinj të mbajtur në Republikën Çeke dhe mori një çmim special nga juria.[12]

Filmografia

Filma
Viti Titulli Roli Shënimet
2006 Şaşkın Itir Roli mbështetës
2008 Plajda Asllë
2010 How to Train Your Dragon Astrid Dublim
2011 Hoşçakal Sarah Roli kryesor / Film i shkurtër
2013 Behzat Ç. Ankara Yanıyor Melisa Roli kryesor
2016 İkimizin Yerine Çiçek
Seriale
Viti Titulli Roli Shënimet
2008 Peri Masalı Talja Roli kryesor
Limon Ağacı Peri
2008-2010 Adanalı Sofia Dikaja
2010, 2015, 2016 Beyaz Show Vetë ajo Mysafire
2010-2013 Lale Devri Jeshim Tashkëran Roli kryesor
2013 Yer Gök Aşk Jeshim
2013-2015 Medcezir Mira Bejlixhe
2016 3 Adam Vetë ajo Mysafire
2019 O Ses Türkiye Yılbaşı Özel
2022 İbrahim Selim ile Bu Gece
2023- Aile Devin Ajdën Roli kryesor
Internet
Viti Titulli Roli Shënimet
2017-2018 Fi Duru Durulaj Roli kryesor
2023 Alice Müzikali Alixhe
2023- Şahmaran Shahsu
Reklam
Viti Marka Roli Shënimet
2014 Sunslik Vetë ajo Roli kryesor
2014-2016 Mavi Vetë ajo Roli kryesor
2017-2020 Head & Shoulders Vetë ajo Roli kryesor
2018 Mavi Vetë ajo Roli kryesor
2020 Mavi Vetë ajo Roli kryesor
2021 Bvlgari Vetë ajo Ambasadore e markës
2021- Akbank Vetë ajo Roli kryesor
2021- Mavi Vetë ajo Roli kryesor

Teatër

Tiyatro
Viti Shfaqja Roli Shënimet
2019-duke vazhduar Alice Müzikali Liza Roli kryesor

Çmimet

VitiÇmimiKategoriaPunaRezultati
2010Miss TurkeyRunner-up
2013Turkey Elle Style AwardsStili më i Mirë i FlokëveMedcezirFitues/e
2014magazinci.com AwardsAktorja më e MirëFitues/e
GQ Turkey Men of the Year AwardsWoman of the YearFitues/e
Istanbul Technical University AwardsAktorja më e Mirë e Serialeve TeleviziveFitues/e
5th Ayaklı Newspaper TV Stars AwardsAktorja më e Mirë në një seri dramëFitues/e
Çanakkale 18 Mart University AwardsAktorja më e MirëFitues/e
Karadeniz Technical University AwardsAktorja më e MirëFitues/e
4th İMK Social Media AwardsAktorja më e MirëFitues/e
3rd Crystal Mouse Media AwardsAktorja më e MirëFitues/e
41st Golden Butterfly AwardsAktorja më e MirëFitues/e
2015Istanbul Arel University 4th Media and Art AwardsMost Admired TV series ActressFitues/e
YTÜ Stars of the Year AwardsMost Admired TV series ActressFitues/e
5th Unimpeded Life Foundation AwardsBest TV Actress of the YearFitues/e
MGD 21. Gold Lens AwardsBest Drama ActressFitues/e
Turkey Youth AwardsAktorja më e MirëFitues/e
Ege University 4th Media AwardsAktorja më e MirëFitues/e
Kayahan Media and Arts AwardsAktorja më e Mirë e VititFitues/e
6th Quality of Magazine AwardsTop Quality ActressFitues/e
42nd Golden Butterfly AwardsAktorja më e MirëFitues/e
20162nd Elele Avon Woman AwardsAktorja e VititKandidat/e
6th Elle Style AwardsElle Style Actress of the YearKandidat/e
10th GSUEN AwardsBest TV/Movie ActressKandidat/e
7th İMK Social Media AwardsAktorja më e MirëKandidat/e
201724th İTÜ EMÖS Achievement AwardsMost Successful Movie Actress of the Yearİkimizin YerineFitues/e
12th İTÜ Makinistanbul Media, Art and Sport AwardsMovie Actress of the YearFitues/e
1st Turkey Children AwardsBest Television ActressMedcezirKandidat/e
3rd Turkey Youth AwardsBest Television ActressKandidat/e
Best Movie Actressİkimizin YerineKandidat/e
4th Mersin Golden Palm AwardsAktorja e Filmit e VititFitues/e
7th Life Foundation AwardsAktorja më e Mirë e VititFiFitues/e
6th Fashion TV Mode AwardsAktorja më e Suksesshme e VititFitues/e
6th Ayaklı Newspaper AwardsAktorja më e MirëFitues/e
44th Golden Butterfly AwardsAktorja më e MirëKandidat/e
6th Bilkent TV AwardsAktorja më e Mirë e DramësKandidat/e
201816th YTÜ Stars of the Year AwardsAktorja më e pëlqyer e filmave dhe televizionitFitues/e
12th GSÜ The Bests AwardsBest TV/Cinema ActressFitues/e
202018th YTÜ Stars of the Year AwardsAktorja më e Pëlqyer e TeatritAlice MüzikaliFitues/e
8th Ayaklı Newspaper AwardsAktorja më e Pëlqyer e TeatritFitues/e

Referime

  1. ↑ "Güzellerden mektup var". NTV.com.tr (në turqisht). NTV. 23 mars 2010. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2021. Marrë më 26 prill 2021.
  2. ↑ "Serenay Sarıkaya" (në turqisht). ID İletişim. Arkivuar nga origjinali më 26 prill 2021. Marrë më 26 prill 2021.
  3. ↑ "Resmi CV" (PDF) (në turqisht). ID İletişim. 4 mars 2019. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 26 prill 2021. Marrë më 26 prill 2021.
  4. ↑ "Serenay Sarıkaya - Miss Turkey 2010" (në turqisht). NTV. Arkivuar nga origjinali më 4 prill 2010.
  5. ↑ "Serenay Sarıkaya - Sibel Arna röportajı". Hürriyet (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 29 prill 2014. Marrë më 24 prill 2015.
  6. ↑ "Serenay Sarıkaya: Aşk inandığım bir şey değil". Gecce (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2015. Marrë më 24 prill 2015.
  7. ↑ "Serenay Sarıkaya: Aşk inandığım bir şey değil 2". Gecce (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2015. Marrë më 25 prill 2015.
  8. ↑ "Serenay Sarıkaya: Aşk inandığım bir şey değil 3". Gecce (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2015. Marrë më 24 prill 2015.
  9. ↑ "Serenay Sarıkaya 25 soruda kendini özetledi". En Son Haber (në turqisht). 10 maj 2014. Arkivuar nga origjinali më 30 shtator 2014. Marrë më 24 prill 2015.
  10. ↑ "Serenay Sarıkaya: Aşk inandığım bir şey değil 4". Gecce (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2015t. Marrë më 24 prill 2015. {{cite news}}: Shiko vlerat e datave në: |archive-date= (Ndihmë!)
  11. ↑ "Yılın Kadını: Serenay Sarıkaya". GQ Türkiye (në turqisht). 28 nëntor 2014. Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2015. Marrë më 26 prill 2015.
  12. ↑ "Serenay Sarıkaya: Aşk inandığım bir şey değil 5". Gecce (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 1 maj 2015. Marrë më 24 prill 2015.