Servantes dhe Dulçinea
| Servantes dhe Dulçinea | |
|---|---|
![]() Pamje gjatë provave | |
| Personazhet | Servantesi (Serveti) Dulçinea (Fatimja) Arnaut Mami Mehmed Begu Peshkatari (Fici) Beqir (Tallalli) Ushtar Osmani Ushtar Tahiri Robërit |
| Dita e natës së parë | maj 16, 2014 |
| Vendi i natës së parë | Qendra për Kulturë Ulqin, Mali i Zi |
| Gjuha e parë | Shqip Spanjisht |
| Vendosja | Kalaja e Ulqinit |
Servantes dhe Dulçinea është shfaqje teatrale e performuar nga Trupa teatrale Ulqin në Amfiteatrin e Qendrës për Kulturë në Ulqin. Premiera e kësaj shfaqjeje ishte më 16 maj 2014.
Shfaqja është përgatitur nën regjinë e Munib Abazit dhe asistencën e Jenuz Abazit. Skenograf ishte Agron Ujkashi, kostumografe ishte Jetmira Hoxha, ndërsa muzika është përgatitur nga Ardian Hasanaga, me tekst dramaturgjik te pergaditur nga autorja Flutur Mustafa.
Shfaqja ka të bëj me dashurinë e robit të burgosur të kusarëve ulqinak, më vonë shkrimtarit të njohur spanjoll Miguel de Servantes dhe ulqinakes së bukur, Dulçinea.
Interpretuesit
- Muho Uruçi si Miguel de Servantesi
- Flutur Mustafa si Dulçinea
- Atif Hasanaga si Arnaut Mami
- Shefqet Luca si Mehmed Begu
- Xhemal Peroviqi si djali i Mehmed Begut
- Osman Leskovci si Peshkatari (Fici)
- Sakib Lika si djali i Peshkatarit
- Jenuz Abazi si Beqir Tallalli
- Samir Ismaili si ushtar Osmani
- Alo Peroviqi si ushtar Tahiri
- Barbana Draga si nëna e Dulçinesë
- Ilirjana Rama si shoqe
- Albana Kurti si shoqe
- Eldin Kurti si rob
- Ardian Veliq si rob
Shfaqet
Shfaqja Servantes dhe Dulçinea është performuar gjithsej shtatë herë:
| Data | Vendi |
|---|---|
| 16 maj 2014 | Qendra për Kulturë, Ulqin |
| 17 maj 2014 | |
| 18 maj 2014 | |
| 29 maj 2014 | Teatri Dodona, Prishtinë |
| 4 qershor 2014 | Qendra për Kulturë, Bijello Pole |
| 28 tetor 2014 | Teatri Kombëtar, Tiranë |
| 29 tetor 2014 | Teatri Aleksandër Moisiu, Durrës |
Referimet
- Don Kihot našao Dulsineju u Ulcinju (malazezisht)
- Ulcinj postaje Grad Servantesa (malazezisht)
- Ovacione në Prishtinë: “SERVANTES DHE DULCINEA” MREKULLOJNË NË “DODONË” (shqip)
- Premiera: „SERVANTES DHE DULCINEA” MË 16 MAJ (shqip)
- Gjithçka gati: „SERVANTES DHE DULCINEA“ NË PROGRAM SONTE (shqip)
- Në Festivalin në Bijelo Pole: PUBLIKU KUPTOI MESAZHIN (shqip)
