Shërbimi Hidrografik Shqiptar

Shërbimi Hidrografik i Forcave Detare Shqiptare është përgjegjës për sigurimin e lundrimit të anijeve në ujërat shqiptare.

Historia

Në qershor 2022 anëtarësohet në Organizatën Ndërkombëtare të Hidrografisë, duke u bërë anëtari i 98-të.[1] Ky anëtarësim rrit sigurinë lundrimore dhe turizmin detar.

Organizimi

Shërbimi Hidrografik (ShH) mirëmban 74 fenerë, nga të cilët 47 gjenden në terë dhe 27 në lagë. Ai ka 28 efektivë, personel civil dhe ushtarak, puna e të cilëve është e përqendruar në sigurimin e kushteve lundrimore dhe të sinjalistikës detare për një lundrim të parrezikshëm në hapësirën detare dhe lumore të Shqipërisë.[1]

ShH ka një anije hidrografike, e cila kryen një monitorim periodik tërë bregdetit shqiptar për të mbledhur të dhënat batimetrike. Komandanti i kësaj anije është Klorindo Krriku.[1]

Shih edhe

Referime

  1. 1 2 3 "Shoqata e Hidrografisë përditëson të dhënat ndërkombëtare për sigurinë detare". eurnews.al. Arkivuar nga origjinali më 30 gusht 2022. Marrë më 6 qershor 2022.