Shefki Hysa

Shefki Hysa
Lindi1966 (mosha 5960)
KombësiaShqiptar
ProfesioniInxhinier, gjeolog, gazetar, autor

Shefki Hysa lindi në Ersekë, është aktivist, gazetar dhe shkrimtar shqiptar, promotor vlerash kombëtare dhe veçanërisht të komunitetit çam.

Jeta

Shkollën fillore e tetëvjeçare i kreu në ShalësKonispolit. Shkollën e mesme e përfundoi në vitin 1976 në Konispol të krahinës së Çamërisë.

Pas shumë përpjekjesh, në vitin 1989, u diplomua për gjuhë-letërsi në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë të Universitetit të Tiranës. Ka kryer disa specializime në fushën e gazetarisë, botimeve dhe të marrëdhënieve publike e ndërkombëtare. Gjatë viteve 1991-97 ka punuar si gazetar në gazetën “Çamëria” dhe kryeredaktor në gazetat “Kombi” e “Dielli”. Ka drejtuar dhe vazhdon të drejtojë OJQ Shoqata Kulturore "Bilal Xhaferri" (Komuniteti Kulturor i Çamërisë) dhe institucionin Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.

Që nga viti 1995 vazhdon të drejtojë si botues dhe si Kryeredaktor revistën e përmuajshme “Krahu i shqiponjës”.

Veprimtaria

Është sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë (LSHA). Që nga viti 1997 e në vazhdim është punonjës në Administratën e Kuvendit të Shqipërisë. Është anëtar i bordit të drejtorëve të AUGP dhe drejtor i organizatës Diplomatic Mission Peace And Prosperity. Në vitin 2011 është nderuar me titullin doktor Honoris Causa nga AUGP (Academy of Universal Global Peace) për diplomaci ndërkombëtare.

Përmes shoqatës dhe kontributit vetjak është kthyer në një promovues të vlerava të komunitetit çam dhe të popullsisë së krahinës së Konispolit.

Tituj të veprave

  • “Turtullesha dhe djalli”, tregime (1992), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.
  • “Robër të paqes”, roman (1994), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.
  • “Parajsa e mallkuar”, roman (1997), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”.
  • “Rrëfimet e një hajduti”, tregime (1999), botim i shtëpisë botuese “Arbëria”.
  • “Aromë Çamërie”, tregime (2004), Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,ISBN 99927-960-1-4
  • “Mrekullitë e rreme”, tregime (2005) Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,ISBN 99927-960-0-6
  • “Diplomacia e vetëmohimit”, publicistikë, 2008, botim i shtëpisë botuese “Kristalina KH”, ISBN 978-99956-650-3-6
  • Redaktor i “novelës” Lavirja e denjë për respekt” (1992), e shkrimtarit Zhan Pol Sartri (Jean-Paul Sartre).
  • Redaktor i romancës “Dashuri fatale” (1992), e shkrimtarit Alfred de Myse (Alfred de Musset).
  • Redaktor i romancës “Dashuri e përgjakur (Përtej largësive)” (1992), e shkrimtarit Bilal Xhaferri.
  • Redaktor i romanit “Krasta Kraus (Ra Berati)” (1993), i shkrimtarit Bilal Xhaferri' ISBN 99943-904-5-7.
  • Redaktor i novelës “Kur dynden vikingët” (1993), e shkrimtarit Pjetër Arbnori.
  • Redaktor i romancës “Bukuroshja me hijen” (1994), e shkrimtarit Pjetër Arbnori.
  • Redaktor i vëllimit poetik “Pjergulla e lotëve” (1995), i poetit Namik Mane.
  • Redaktor i vëllimit me tregime “Një natë e zakonshme” (2003), i autorit Namik Mane.
  • Redaktor i romanit “Me putrat tona shetitëm botën” (2007), i shkrimtares Xhulia Xhekaj, ISBN 99943-969-4-8.
  • Autor i essesë “Letërsia e dënuar me vdekje nga politika”, gazeta “Shqip”, 10 shtator 2007.
  • Autor i essesë “Letërsia, pas vdekjes”, revista “Krahu i shqiponjës”, nr.81, 2007, etj., etj., botime e redaktime letraro-publicistike të vetat dhe të të tjerëve nga më të larmishmet.

Burime të dhënash

Shih edhe

Lidhje të jashtme