Shime Deshpali
Shime Deshpali kroat: Šime Dešpalj (1897-1981) kompozitor, pedagog i muzikës dhe shkrimtar arbëresh nga Zara e Dalmacisë (Kroaci)[1]
Biografia
Lindi në fshatin Arbënesh të Zarës (Dalmaci-Kroaci). Mësimet e para i morri tek mësuesi i fshatit P. Pashk Bardhi. Shkollën normale e kreu në qytetin e Zarës ndërsa studimet për muzikë i kreu në Zagreb. Punoi si mësues muzike dhe dirigjent. Shkroi vepra letrare dhe këngë e të cilat iu botuan kryesishtë në Kosovë.
Vepra
- "Tregime arbnore", 1966
- "Agimet dhe parambramjet e Arbneshit", 1969
- "E vërteta", 1972
- "Vana" (libret i muzikës dhe operës)[2]
Lidhje të jashtme
- Šime Dešpalj Arkivuar 17 shkurt 2017 tek Wayback Machine (kroatisht) 17.02.2009. http://www.zadarskilist.hr 19.04.2016
Referime
- ↑ Kush ishte Shime Deshpali Arkivuar 16 gusht 2017 tek Wayback Machine 1 nëntor 2015. http://www.gazetadita.al 19.04.2016
- ↑ "Shime Deshpali, si ruajti gjuhën dhe traditat poeti arbëresh i Zarës" 11.01.2015. http://shqiptarja.com 19.04.2016