Shkolla e lartë
Shkolla e Lartë është një institucion i arsimit të lartë krahas me kolegjet dhe politeknikumet. Shkollat e larta mund të jenë publike ose private, dhe ato ndryshojnë në mënyrën e themelimit. Shkollat e larta publike vendosen me dekret qeveritar, ndërsa shkollat e larta private themelohen nga një vendim i themeluesit, në përputhje me rregulloret që kanë të bëjnë me themelimin e institucioneve.[1]
Shkollat e larta shpesh kanë një orientim më praktik dhe profesional krahasuar me universitetet, duke u fokusuar në përgatitjen e studentëve për tregun e punës në fusha të caktuara. Programet e tyre zakonisht janë më të shkurtra dhe të strukturuara për të dhënë aftësi të drejtpërdrejta, si në teknologji, ekonomi, pedagogji apo art. Kjo i bën shkollat e larta një alternativë të vlefshme për ata që kërkojnë formim të specializuar pa kaluar në studime të gjata universitare, duke kontribuar në diversitetin e sistemit të arsimit të lartë.
Shkollat e larta në disa vende janë relativisht të ndryshme nga universitetet, sepse themelimi i një universiteti rregullohet me ligj dhe çka është më e rëndësishme, universitetet mund të krijojnë institucione të tjera të arsimit të lartë (fakultete, akademi artistike, departamente etj.), ndërsa shkollat e larta nuk munden. Shkollat e larta si institucione të arsimit të lartë e kryejnë veprimtarinë e tyre duke u bazuar në një leje të lëshuar nga ministria përkatëse.[2]
Shih edhe
- Shkolla e Lartë Josip Broz Tito
- Shkolla e lartë tregtare e Lajpcigut
- Shkolla e Lartë Teknike në Mitrovicë
- Shkolla e Lartë Pedagogjike në Prishtinë
Referime
- ↑ "Lista e institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri". arsimi.gov.al. Marrë më 2026-03-15.
- ↑ enciklopedija, Hrvatska. "visoko školstvo". Hrvatska enciklopedija (në kroatisht). Marrë më 2026-03-15.