Shkrimet e para shqipe

Dokumenti i parë i datuar që njohim gjer më sot në gjuhën shqipe është “Formula e pagëzimit” e vitit 1462. Një tjetër dokument pas tij, “Fjalorthi i fon Harfit”, i përket vitit 1496. Të dy shkrimet janë në dialektin verior. Libri i parë shqip i njohur gjer më sot është ai i Gjon Buzukut i vitit 1555. Ka dëshmi që tregojnë se ekzistonte një traditë më e hershme e shkrimit të shqipes. Ndër to, mund të përmendet pohimi i Gulielm Adaes i vitit 1332, që thotë se shqipja kishte libra të vetat. Para vitit 1515 kronisti osman Ruhi Çelebi flet gjithashtu për shkrime në gjuhën shqipe. Por nga disa burime te vjetra te cilat datojne ne shek. 8 p.K permendet vjedhja e shtepise se ne zyrtari ne zonen e Prizrenit te sotem. Duke dhene deshmine e tij ai thote ne latinisht "ishin dy burra te cilet po vraponin. I degjova duke folur shqip". Nga ky burim ne zbulojme qe gjuha shqipe ka qene nje gjuhe e njohur por edhe e folur qe ne kohet e mesjetes se hershme.