Shkumbin Istrefi

Shkumbin Istrefi
Istrefi në 2013
Lindi12 shkurt 1969 (57 vjeç)
KombësiaShqiptar
ProfesioniProducent, regjisor, aktor, skenarist
Vepra të shquara
Kafeneja Jonë
Tre Vllaznit
Tri Dritare dhe një Varje
Kukumi
FëmijëMjellma Istrefi[1]

Shkumbin "Isstra" Istrefi (lindur më 12 shkurt 1969) është aktor, skenarist, producent dhe regjisor shqiptar. Ai njihet më së miri si bashkëkrijues e producent i serialit Kafeneja Jonë, ku gjithashtu interpreton si Fekë Bobaj. Ai themeloi kompaninë prodhuese CMB Productions në 1996 dhe ISSTRA Creative Factory në 2004.[2] Ai ka luajtur në shfaqje, filma e seriale televizive, dhe në shfaqje të Teatrit Kombëtar.

Jeta

Shkumbin Istrefi lindi më 12 shkurt 1969 në Prishtinë. Familja e tij ka prejardhjen nga Veleshta e Strugës së Maqedonisë. Studimet e aktrimit i kreu në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, në klasën e aktorit Enver Petrovci dhe diplomoi në 1994. Ka luajtur në shumë shfaqje në teatrin Dodona dhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë. Më 15 korrik 2011, si aktor iu jepet posti në Këshillin Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës.[3]

Filmografia

Teatër

TitulliRoli
AudienciaSladiku
HamletKlaudi
Waiting for GodotVlladimiri

Film & TV

TitulliRoli Shënime
KukumiGafurri
Mahmutovitët dhe RexhepovitëtSkënderbegu
Kur të kthehet RemziuRemziu
Një pallto për Babain timBabai
Lindje, perëndim, lindjeArixhiu
Gomarët e kufiritLilushi
Kafeneja JonëFeka

Referime

  1. Ramadani, Flaka (23 nëntor 2023). "Shkumbin Istrefi flet për rolin si prind: Pa qenë intelektual, s'mundesh me qenë babë". Radio Televizioni Dukagjini. Marrë më 19 maj 2025.
  2. "Network". EAVE (në anglisht). Marrë më 2025-05-19.
  3. LajmKoha Ditore.