Shkurt 2006

Fatmir Sejdiu zgjidhet kryetar i Kosovës

  • Prishtinë / Kosovë - Deputetët e Kuvendit të Kosovës e zgjodhën sot Fatmir Sejdiun nga radhët e LDK-së si Kryetar të Kosovës. Nëpërmjet një votimi të fshehtë, pas tri raundeve, Fatmir Sejdiu, kandidati i vetëm për kreun e vendit, mori 80 vota, kundër ishin 12 dhe 17 fletëvotime ishin të pavlefshme. Fatmir Sejdiu, sekretar i përgjithshëm i LDK-së, në postin më të lartë të vendit trashëgon kryetarin e ndjerë Ibrahim Rugova, i cili u nda nga jeta21 janar të vitit 2006. Sipas Kornizës Kushtetuese Kosovare, kryetari kosovar mund të zgjidhet me dy të tretat e votave të 120 deputetëve që ka parlamenti, ose me shumicën absolute prej 61 votave pro. Stampa:RTK

Shiko edhe

  • Burim informatash

Portal:Ngjarjet e tanishme/Ngjarje ndër muaj Portal:Ngjarjet e tanishme/Shqipëria/Ngjarje ndër muaj Portal:Ngjarjet e tanishme/Kosova/Ngjarje ndër muaj