Shkurte Fejza
Shkurte Fejza | |
|---|---|
| Emri i lindjes | Shkurte Fejza |
| Lindi | 18 nëntor 1961 (64 vjeçe) Kosovë, Mushtisht |
| Prejardhja | |
| Zhanret | Popullore |
| Profesioni | Këngëtare |
| Vitet aktive | 1974-prezentë |
Shkurte Fejza u lind më 18 nëntor 1961 në Mushtisht të Therandës, këngëtare shqiptare nga Kosova.[1]
Biografia
Shkurte Fejza mësimet e fillores i ka bërë në Mushtisht, ato të së mesmes në Therandë, kurse të lartat në Prizren dhe Prishtinë. Paraqitjet e para në skenë i ka pasur qysh si fëmijë në programet e shkollës, ku u vërejt për herë të parë talenti i saj. Në maj të vitit 1975 merr pjesë në festivalin “Takimet e Majit” në Prizren dhe shpërblehet me Çmimin “Debutantja më e suksesshme”.[2]
Që në paraqitjet e para u vërejt talenti i saj për këndim. Më 1975, kur u themelua Shoqeria kulturore artistike "Aferdita" në Mushtisht, u be anetare dhe me kalimin e kohës ishte embleme e saj. Si këngëtare e muzikës popullore u prezantua në treva shqiptare e më gjerë, duke u shpërblyer me çmime të ndryshme. Veçojmë prezantimet në Festivalin e Gjirokastrës (1978), në Festivalin Botëror të Folklorit në SHBA (1994), pjesëmarrja në koncerte etj. Për shkage politike, më 1988 u largua nga procesi edukativ-arsimor në Mushtisht dhe vite me radhë kënga e saj u ndalua në programet e Radiotelevizionit të Prishtinës.
Këngët dhe interpretimet e saj më të njohura janë: "Moj syzeza", "Erdha nga qyteti", "O ky vend i bukur. "Oj Kosove, nëna ime" (1990), "Mbahu neno mos ke frike", "Kam një lot m'pikon si ar", "E kam emrin kosovar", Jo nuk ndahet Mitrovica, etj.[1]
Vlerësime
Shkrimin e parë për Shkurte Fejzën e ka bërë atdhetari ynë i madh Jusuf Gërvalla në gazetën e vetme të asaj kohe “Rilindja” në vitin 1975. Në këtë vit themelohet Shoqëria Kulturo-Artistike “SHKA Afërdita” në Mushtisht, në të cilën Shoqëri, Shkurte Fejza është anëtare prej ditës së parë. Shumë shpejt kjo shoqëri do të bëhet e njohur në të gjitha anët e Botës Shqiptare.
Në pranverën e vitit 1979 bëhen xhirime nga Televizioni i Prishtinës (TVP). Dy emisione nga gjysmë ore u emetuan, ndërsa dy të tjera kurrë nuk u panë nga publiku. Veprimtaria e SHKA “Afërdita” shkonte furishëm dhe për një kohë shumë të shkurtër u bë qendër e reflektimit të muzikës së mirëfilltë shqiptare dhe e patriotizmit në Kosovë. Shkurta ishte Emblema e saj. Gjerë më 17 janar 1981 paraqitet në qindra koncerte nëpër të gjitha qendrat e Kosovës por edhe nëpër shumicën e fshatrave të saj. Me një fjalë aty ku ishte një sallë aty edhe mbaheshin koncerte.
Duke ju falënderuar Qamilit të Vogël, edhe atë përmes “Jugotonit” në Zagreb, Shkurta regjistron disa këngë në albumet e tij: “Bukuroshja” dhe “Pranvera”. Kjo ishte në vitin 1984.
Në vitin 1988 Shkurta largohet nga procesi edukativo-arsimor si arsimtare në shkollën në Mushtisht. I sekuestrohet pasaporta dhe i pamundësohet edhe udhëtimi eventual jashtë vendit.
Në përgatitjen e albumeve, Shkurta ka bashkpunuar me kompozitorët: Pjetër Gaci, Zef Çoba, Kolë Susa, Edmond Zhulali, Naim Gjoshi, Përparim Tomçini, Aleksandër Peqi, Naim Krasniqi, Xhevdet Gashi, Burim Krasniqi, Valton Beqiri, Ylber Asllani,[1] Bekim Bislimi, Demir Krasniqi, Bekim Lumi, etj.
Në këngët e Shkurtes zënë vend tekstet e këtyre autorëve: Ismail Kadare, Dritero Agolli, Xhevahir Spahiu, Hamit Aliaj, Naim Plaku, Gjok Beci, Ymer Shkreli, Faruk Tasholli, Naime Beqirajt, Bekim Bislimit, Bekim Lumit, Fatmir Muja etj.
Albume
- Albumi “Ç’ke Kosovë që po leshon za” (1987),
- Albumi “Gurrë e shkrepa” (1988).
- Albumi “Oj Kosovë oj nana ime” (1989).
- Albumi “Mbahu nëno mos ke frikë” (1990)
- Albumi “Për mëmëdhenë”,1991, (me Kolë Susaj)
- Albumi “Kam një lot m’pikon si ar”, 1992 (me Pjerin Gaci]] dhe Zef Çoba.
- Albumi "Vdekje s'ka", 1995
- Albumi “20 vjet për ju”, 1996 (me Shyhrete Behlulin).
- Albumi ”E kam emrin Kosovar”, 1997.
- Albumi “Bashkojmë krushqit për Kosovën’’, 1998.
- Albumi “Këngë e lot”, 1998 (me Shyhrete Behlulin)).
- Albumi “ Jo nuk ndahet Mitrovica”, 2000.
- Albumi “Te dua Kosovë”, 2002.
- Albumi “Shqiptari të dua”, 2005.
Shih edhe
Referime
- 1 2 3 Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 432 - 433. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ↑ "Presidenti Nishani dekoron zonjën Shkurte Fejza me Titullin "Mjeshtër i Madh"", president.al, Präsident der Republik Albanien, 2013-06-10, marrë më 2020-10-21