Shoshi (fis)

Shoshi (fis)

Bajraqet shqiptare më 1918, Shoshi mbulon sektorin 56 (janë ngatërruar me Shkrelin).
Informacione


Shoshi është një fis historik dhe rrethinë e krahinës së Dukagjinit,luginën e Shalës.[1]

Historia

Pas vdekjes së Lekë Zaharisë, Noli radhit Pjetër Spanin kapidan të Shalës dhe Shoshit, që merr anën e Venedikut.[2] Më 1461 Shala (città di Sala e di Sasci[3]) u ngrit kundër Spanëve, zotër të Drishtit, të cilët shtrinin sundimin në ato male[4] që në shek. XVI venedikasit i quanin Malet e Shpanëve (monti delli Spani).[5] Sipas Nolit, Skënderbeu i shtroi "malet e Shalës dhe Shoshit" si masë ndaj të bijëve të Spanit që ishin zënë mes tyre;[6] Sirdani shkruan se Skënderbeu ndërhyri në këta vise pas kërkesës së Pal Engjëllit për të paqtuar dheun e Pultit, që ishte trazuar kundër bijëve të Pjetër Spanit tashmë të shuar.[3]

Bajraku i Shoshit

Më 1861 në katundin e Shalës u hartua marrëveshja me shkrim në mes të bajrakëve Nikaj, Mërtur, Shalë e Shosh. Studjuesit njohin atë të 1890 mes Shalës e Nikajve për sigurimin e rrugës, të barinjve, prashitësve, korrësve, atyre që nxirrnin dërrasa në pyll, gjuetarëve e kundër grabitjes së grave, që u përtëri më 1894 - marrëveshje që u njoh si besa e gjâsë dhe e çobanit.[7]Salnamenë e Vilajetit të Shkodrës të 1892, Shoshi është një nga gjashtë bajrakët e Dukagjinit (së paku deri më 1832 ishin pesë), që është njëri prej dhjetë maleve të Malësisë së Shkodrës;[8] përfshinte fshatrat Ndreaj (qendra e bajrakut), Nicaj, Palaj, Pepsumaj, Prekal dhe Brashtë.[9]

Antropologjia

Shoshjan i moçëm nga Edith Durham, para 1909

Babai parak legjendar i fisit të Shoshit quhej Mark Diti. Vëllai i Mark Ditit, Zog Ditit, ka qenë ati parak i fisit të Shalës, dhe vëllai tjetër i tij, Mir Diti, mendohej të ishte ati parak i fisit të Mirditës.[10] Shoshi dhe Shala është thënë se janë vendosur prej një mërgimi drejt veriut nga Mirdita. Si një ndër fiset e kryesore të Dukagjinit, ata mund të kenë një lidhje autentike me Dukagjinët. Shumëçka prej legjendave të tyre vendore, sidoqoftë, është e lidhur me Lekë Dukagjinin. Vendi te Kodra e Shëngjergjit, ku ka qenë qendra e Dukagjinëve, ndodhet në territorin e Shoshit.[11]

Sipas traditës lokale, Lekë Dukagjini shkoi në Shosh pasi iku nga Rashia. Një gur që qëndron mbi një kodër anës luginës, shënon vend ku ai qëndroi[12] dhe i thonë Guri i Lekës.[13]

Feja

Shenjti mbrojtës i Shoshit është Shën Qurku (St. Cyriacus), dita e të cilit përkujtohet në 12 apo 15 korrik.[14][15] Më 1907, Provinciali i Urdhrit Françeskan në viset shqiptare, Át Lovro Mihaçeviç, e përshkruan Shoshin:[16]

Famulli e vjetër françeskane që nga viti 1636 kur këtu erdhën për herë të parë ata, ka pasë periudha kur është braktisur e lënë shkretë për shkak të përndjekjeve, mirëpo që nga viti 1705 françeskanët kanë banuar këtu pa ndërprerë. Famullia ka 17 fshatrat e saj dhe ka 1325 banorë. Në Shosh kanë pasur disa herë rezistencën e vet edhe disa prej ipeshkvinjve të Pultit dhe prefektët apostolikë.

Fisi i përket tërësisht fesë Katolike, në censusin e parë të besueshëm të regjistrimit të ndërmarrë në Shqipëri në vitin 1918, Shoshi numëronte 1,293 banorë.

Referime

  1. Historical Dictionary of Albania. Robert Elsie. fq. 416. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Noli 1921, f. 150
  3. 1 2 Sirdani, P. Marin (1934). "Pulti e Dukagjini". bibliotekashkoder.com. Hylli i Dritës vjeta X, nr. 4. fq. 189. Arkivuar nga origjinali më 2 maj 2018. Marrë më 22 prill 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. Armao, Ermanno (2006) [1933]. Kamsi, Willy (red.). Vende, kisha, lumenj, male e toponime të ndryshme të një harte të lashtë të Shqipërisë Veriore [Località, chiese, fiumi, monti, e toponimi varii di un'antica carta dell'Albania Settentrionale]. Përkthyer nga Akil Spathari. Tiranë: Korbi. fq. 113, 197. ISBN 99943-620-8-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. Thallóczy, Lajos (2004) [1916]. Vëzhgime iliro-shqiptare [Illyrisch-albanische forschungen]. Përkthyer nga Mustafa Kruja. Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 120. ISBN 99927-56-34-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. Noli 1921, f. 206, 213.
  7. Ulqini 1991, f. 44.
  8. Ulqini 1991, f. 65
  9. Ulqini 1991, f. 27
  10. Elsie 2015, f. 121
  11. Elsie 2015, f. 131
  12. Elsie 2015, f. 132
  13. Sirdani, P. Marin (dhjetor 1932). "Nji rival i Skanderbegut" (PDF). bksh.al. Hylli i Dritës, vj. VIII nr. 12. fq. 624. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. Elsie 2015, f. 63
  15. Elsie 2015, f. 129
  16. Mihaçeviq, P. Lovro (2006) [1911]. Nëpër Shqipëri - mbresa udhëtimi [Po Albaniji - Dojmovi s puta]. Tiranë: Gjergj Fishta. fq. 81. ISBN 99943-810-6-7. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Literatura