Shtëpia Studio Kadare

Muzeu Vendor "Shtëpitë Studio Kadare - Agolli" ose apartamentet në të cilat kanë jetuar shkrimtarët Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli, janë një hapësirë kulturore e rëndësishme në Tiranë.
E gjeni HAPUR:
E Martë - E Shtunë: 09: 30 - 18: 00
E Diel: 09: 30 - 14: 00
Në Maj 2019 u hap "Shtëpia Studio Kadare", duke e shndërruar apartamentin ku ka banuar Kadare në vitet 1973 – 1990, në një muze letrar. Ai ndodhet në katin e tretë të një "Pallatit me Kuba" në Rrugën e Dibrës projektuar nga arkitekti Maks Velo në nisje të viteve '70-të, i shpallur Monument Kulture i Kategorisë II në vitin 2015.
Në Tetor 2024, hapet edhe "Shtëpia Studio Agolli", duke e shndërruar apartamentin ku shkrimtari Agolli jetoi nga viti 1974 deri në vitin 2017, kur u nda nga jeta. Ndërsa familja e tij jetoi aty edhe disa vite më vonë. Sot, dy apartamentet e shkrimtarëve, funksionojnë si një hapësirë e vetme muzeale në të cilën ruhet një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë së shkrimtarëve.
Aty gjenden mobiljet origjinale, objekte personale, vepra të shkrimtarëve dhe dorëshkrime të veprave të tyre.