Shyqri Nimani

Shyqri Nimani
Nimani në 2022
Lindi(1941-05-06)6 maj 1941
Vdiq22 qershor 2023 (82 vjeç)
KombësiaKosova
ArsimiAkademia e Arteve Aplikative, Beograd (1967, bachelor; 1969, master)[1]
Profesioni
  • Dizajnues grafik
  • pedagog
  • autor
  • përkthyes
  • kantautor
Bashkëshorti/jaSamile Nimani[2]
Fëmijë
  • Albani
  • Agroni[1]

Shyqri Nimani (6 maj 1941 - 22 qershor 2023) ishte piktor, dizajnues grafik dhe pedagog shqiptar. Ai ishte dizajneri i parë grafik në Kosovë, si një ndër themeluesit e Departamentit të Dizajnit Grafik në Fakultetin e Arteve të BukuraUniversitetin e Prishtinës. Është i mirënjohur nëpër hapësirat shqiptare për kaligrafimin me dorë në pergamen të Deklaratës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në vitin 2008.

Biografia

Stema e e Kosovafilmit, e dizajnuar nga Nimani

Shyqri Nimani lindi në Shkodër, Shqipëri më 6 maj 1941 në një familje me prejardhje nga Gjakova të shpërngulur para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri,[3] i biri i Ramiz Shyqri Nimanit dhe Hatmane Batushës; i ati kishte qenë oficer i Mbretërisë Shqiptare.[2] Shkollën e Mesme të Artit e kreu në Pejë me sukses të shkëlqyeshëm. U diplomua në Akademinë e Arteve Aplikative në Beograd në vitin 1967, me notën maksimale 10. Studimet pasuniversitare i kreu më 1969 në të njëjtën Akademi. Në vitin 1970, Nimani ishte një ndër themeluesit e Departamentit të Dizajnit Grafik në kuadër të Fakultetit të ArteveUniversitetit të Prishtinës.[1] Profesor ordinar në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Në vitet 1976 – 1978 ka qëndruar në Japoni si bursist i qeverisë japoneze për hulumtim artistik. Në vitet 1979 – 1989 ka qenë drejtor i Galerisë së Arteve të Kosovës. Ka qenë dekan i Fakultetit të Arteve nga viti 1991 – 1994.[4] Merrej me pikturë, grafikë, dizajn dhe me disiplina të tjera të arteve figurative. Ka botuar monografi për artin mesjetar dhe bashkëkohor shqiptar. Ka përkthyer edhe libra nga gjuhë të huaja.

Më 17 mars 2016, Nimani botoi përmes studios së tij Ars Albanica autobiografinë Nëpër Gjemba Drejt Yjeve (ISBN 9951431100).[5][1] Në 2021, një koncert me të njëjtin emër u mbajt për nder të Nimanit.[6]

Nimani ndërroi jetë më 22 qershor 2023 në moshën 82-vjeçare.[7]

Referime

  1. 1 2 3 4 Foniqi, Shaqir (24 mars 2017). "Shyqri Nimani: Gjemba dhe yje!". Telegrafi.com. Marrë më 13 korrik 2025.
  2. 1 2 "Jeta unikale e kaligrafistit të Deklaratës së Pavarësisë". Revista Teuta. Intervistuar nga Faik Hoti. Arkivuar nga origjinali më 13 korrik 2025. Marrë më 20 mars 2022.
  3. Krasniqi, Erëmirë (30 nëntor 2016). "Shyqri Nimani". oralhistorykosovo.org. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2022. Marrë më 20 mars 2022.
  4. "Beyond calligraphy: On the many talents of Shyqri Nimani". Prishtina Insight (në anglishte amerikane). 2018-02-14. Marrë më 2025-07-13.
  5. "Promovohet monografia "Nëpër gjemba drejt yjeve", i autorit Shyqri Nimani – Kolegji AAB". Kolegji AAB. Marrë më 2025-07-13.
  6. "'Nëpër gjemba drejt yjeve', koncert për Shyqri Nimanin me praninë e Inva Mulës dhe artistëve të tjerë". VOAL. 2021-12-10. Marrë më 2025-07-13.
  7. "Vdiq artisti e profesori Shyqri Nimani". KOHA.net. 2023-06-22. Marrë më 2025-07-13.