Skolastika

Shkollat në shek. XIV
Shtatë artet e lira - Septem artes liberales (1180)

Skolastika (Skolasticizmi) është një metodë e filozofisë mesjetare, e cila mbizotëronte mësimdhënien e universiteteve mesjetare në Evropë në periudhën mes viteve 1100 - 1700, si dhe një program i zbatimit të kësaj metode në artikulimin dhe mbrojtjen e dogmës në një mënyrë gjithnjë e më pluraliste.[1]

Përmbledhje

Skolastika nuk është aq shumë një filozofi ose një teologji aq sa është një metodë e të mësuarit. Mendimi skolastik njihet gjithashtu për analizën rigoroze konceptuale dhe për tërheqjen e kujdesshme të dallimeve. Për shkak të theksit të saj në metodën rigoroze dialektike, skolastika u aplikua përfundimisht në shumë fusha të tjera të studimit.[2]

Disa nga figurat kryesore të skolastikës janë Anselmi i Kanterberit, Peter Abelard, Albertus Magnus, Duns Scotus, William Ockham, Bonaventura, Tomas Akuini, Aleksandri i Hales, etj.[3]

Ekuivalenti i skolasticizmit në botën islame është ilm-al-kalami apo shkenca e diskursit[4] e njohur ndryshe si "teologjia skolastike islamike".[5]

Skolasticizmi ka kaluar nëpër këto faza të zhvillimit të tij e që janë:

  1. Skolasticizmi i hershëm (800 - 1200)
  2. Skolasticizmi i mesëm (1200 - 1350)
  3. Skolasticizmi i vonshëm (1350 - 1500)
  4. Skolasticizmi reformator (shek. XVI - XVIII)
  5. Neoskolasticizmi - neotomizmi (shek. XIX)

Shih edhe

Literatura

  • Hyman, J.; Walsh, J. J., red. (1973). Philosophy in the Middle Ages (në anglisht). Indianapolis: Hackett Publishing. ISBN 978-0-915144-05-1.
  • Schoedinger, Andrew B., red. (1996). Readings in Medieval Philosophy (në anglisht). New York: Oxford University Press. ISBN 978-0-19-509293-6.
  • Trueman, Carl R. and R. Scott Clark, jt. eds. (1999). Protestant Scholasticism: Essays in Reassessment. Carlisle, Eng.: Paternoster Press. ISBN 0-85364-853-0
  • The genius of the scholastics and the orbit of Aristotle, article by James Franklin on the influence of scholasticism on later thought
  • Medieval Philosophy, Universities and the Church by James Hannam
  • ALCUIN – Regensburger Infothek der Scholastik – Huge database with information on biography, text chronology, editions.

Referime

  1. See Steven P. Marone, "Medieval philosophy in context" in A. S. McGrade, ed., The Cambridge Companion to Medieval Philosophy (Cambridge: Cambridge University Press, 2003). On the difference between scholastic and medieval monastic postures towards learning, see Jean Leclercq, The Love of Learning and the Desire for God (New York: Fordham University Press, 1970) esp. 89; 238ff.
  2. Pasho Baku:Enciklopedia universale e ilustruar, Shtëpia Botuese Bacchus, Tiranë, 2011, fq. 847
  3. Gilson, Etienne (1991). The Spirit of Medieval Philosophy (Gifford Lectures 1933–35) (në anglisht). Notre Dame, IN: University of Notre Dame Press. fq. 490. ISBN 978-0-268-01740-8.
  4. Winter, Tim J. "Introduction." Introduction. The Cambridge Companion to Classical Islamic Theology. Cambridge: Cambridge UP, 2008. 4-5. Print.
  5. Mutahhari, Murtada; Qara'i, 'Ali Quli. "An Introduction to 'Ilm al-Kalam". muslimphilosophy (në anglisht). Marrë më 29 mars 2018.

Lidhje të jashtme