Soçi

Soçi
Сочи
Qytet
Popullsia
  Total
432 322
Faqja zyrtaresochi.ru

Soçi (Rusisht: Со́чи Sochi) është një qytet në subjektin federal Krasnodar Krai në Rusia (Çerkesia). Qyteti ndodhet në lumin Soçi, përgjatë Detit të Zi në Rusinë Jugore, me një popullsi prej 432,322 banorë.

Duke qenë një pjesë e Rivierës Kaukaziane, është një nga vendet e pakta në Rusi me një klimë subtropikale, me verë të ngrohtë e të nxehtë dhe dimër të butë e të freskët.

Me ngjarjet alpine dhe nordike të mbajtura në vendpushimin e afërt të skive Rosa Hutor në Krasnaja Poljana, Soçi priti Lojërat Olimpike Dimërore dhe Lojërat XI Paralimpike Dimërore më 2014, si dhe Russia Grand Prix të Formula 1 nga viti 2014 deri në të paktën 2020.[1][2] Ishte gjithashtu një nga qytetet pritëse për FIFA Kupën e Botës 2018.

Binjakëzimet

Soçi binjakëzohet me:

  • Gjermania Baden-Baden, Gjermani (2011)
  • Britania e Madhe Cheltenham, Mbretëria e Bashkuar (1959)
  • Finlanda Espoo, Finlandë (1989)
  • Shtetet e Bashkuara të Amerikës Long Beach, Shtetet e Bashkuara (1990)
  • Franca Menton, Francë (1966)
  • Japonia Nagato, Yamaguchi, Japoni (2018)
  • Estonia Pärnu, Estoni (1994)
  • Italia Rimini, Itali (1977)
  • Turqia Trabzon, Turqi (1991)
  • China Weihai, Kinë (1996)

Referimet

  1. Sochi hosts 2014 Winter Olympics BBC Sport, 4 korrik 2007
  2. PM Putin confirms Russian GP for 2014 GPUpdate, 15 tetor 2010